Basha :400 mije euro, i bete fishekzjarre mbreme ne shesh
Mijëra Euro janë shpenzuar mbrëmë në inaugurimin e sheshit “Skënderbej”, që u hap pas 10 muajve punime.
Lulzim Basha ka treguar shifrën se sa kanë qenë shpenzimet për festimet me fishekzjarret.
Plot 400 mijë Euro janë shpenzuar për fishkezjarret, sipas kreut të PD.
“Këta kanë harxhuar 200 mijë deri në 400 mijë euro fishekzjarre mbrëmë. Turp i madh. Jetojnë me fasadën. E kishin në dorë ta zgjidhnin problemin e papunësisë. Po çoi 300 mijë shqiptarë refugjatë ama.Po nuk të ngelin ty këto Edi Rama kur ke popullin pa bukë? Kur e ke ekonominë copë-copë? Dhe nuk ka njeri të përgjegjshëm mos t’i ngelin në fyt. Këto palma, këto fishkezjarre janë bukuri që vrasin”, tha Lulzim Basha nga Fieri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


