E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Akt kriminal politik. E gjitha skenar i Ramës dhe Tom Doshit
Politikë

Basha: Akt kriminal politik. E gjitha skenar i Ramës dhe Tom Doshit

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas shkarkimit të kreut të Bahskisë së Vaut të Dejës, Zef Hilës.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Basha e konsideroi shkarkimin e Hilës si një akt kriminal, ndërsa shtoi se është në kundërshtim me Kushtetutën.

 

basha

“Edi Rama ka shkarkuar sot Zef Hilën kryebashkiakun e Vaut të Dejës.

Është hakmarrje personale politike, kundër një përfaqësuesi të ligjshëm, të denjë të njerëzve.

Është vendim personal i Edi Ramës që përdor Këshillin e Ministrave si fasadë, dhe mercenarin Sandër Lleshi, një njeri i pa zgjedhur, i pa votuar, pa asnjë përfaqësim, për ta ndërsyer kundër njerëzve dhe opozitës.

Nuk ka asnjë motiv dhe nuk ka asnjë arsye për shkakrimin e tij. Zef Hila nuk ka qenë as fizikisht dhe në asnjë mënyrë tjetër i përfshirë në incidentin e djeshëm në Vaun e Dejës.

Shkarkimi është një akti kriminal i një autokrati të kriminalizuar që tani po përdor forcën e pushtetit vetëm për të mbrojtur bashkësundimin e tij me krimin”, tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.