E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha-Alibeaj, me epitet të ri nga PL-ja
Politikë

Basha-Alibeaj, me epitet të ri nga PL-ja

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është pyetur gjatë konferencës me gazetarët për situatën në PD, lidhur me zgjedhjet e 14 majit dhe kandidatëve të përbashkët.

Meta u shpreh se Partia e Lirisë gjithmonë është shprehur se do bashkimin e opozitës, por gjithashtu “shigjetoi” edhe grupin e Alibeaj-Basha, duke u shprehur se kushdo që ka dëshirë të mposhtë regjimin e gjen rrugën e komunikimit, në të kundërt mbeten peng i Ramës.

“Mesazhi im dhe i PL-së, ka qenë i qartë gjithmonë, për bashkimin opozitar dhe më gjerë, të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit, të cilët duan ndryshim dhe nuk u intereson shumë sigla e partisë, por u intereson mbarëvajtja e punëve të tyre, bizneseve të tyre dhe të gjitha shqetësimeve të përbashkëta. Edhe mesazhet e Berishës kanë qenë gjithëpërfshirëse, bazuar në votën e lirë por edhe vullnetit, që është çkapja e shtetit. Unë besoj që kushdo që ka qëllim t’i bëjë ballë këtij regjimi, sidomos për emigracionin, por edhe bizneseve, padyshim që e gjen mënyrën dhe gjen vullnetin për t’u bashkuar. Nëse dikush është peng i Edi Ramës, do ta ketë të pamundur të gjejë rrugën. Por për shqiptarët do jenë kukullat e regjimit ose kandidatët e ndryshimit”, është shprehur Meta./

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.