E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
BASHA BËN THIRRJE : NGA SOT NIS AKTI I MOSBINDJES CIVILE
Politikë

BASHA BËN THIRRJE : NGA SOT NIS AKTI I MOSBINDJES CIVILE

Kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar nisjen e “mosbindjes civile” nga aksi Milot-Shkodër, ku ndodhet për më shumë se 30 minuta në krye të aksionit opozitar për bllokimin e rrugëve në vend.

“Nga sot nis akti i mosbindjes civile, që do të kurorëzohet me fitore”, tha Basha ndër të tjera.

“Të nisim sot aktin e mosbindjes civile. Ta kurorëzojmë me fitore. Njësoj si shumë shqiptarë, edhe vendi ynë ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm ku e ka sjellë njeriu më i korruptuar, njeriu më i paaftë që njeh historia e pluralizmit. Arroganti i cili me bandën e tij i vuri shkelmin institucioneve të demokracisë. Shumë prej jush kanë ardhur këtu për kauzën jetike për zgjedhje të lira sepse e dimë fare mirë që pa zgjedhje të lira nuk do të ketë dalje nga varfëria e skajshme”, u shpreh Basha nga protesta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.