Basha deputetëve tradhtarë: Zoti pastë mëshirë për shpirtërat tuaj
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka nisur fjalën e tij në protestën e shqiptarëve, duke akuzuar ata kandidatë për deputetë që pranuan të marrin mandatin.
Basha është shprehur se ata janë turpi i familjeve të tyre, pasi kanë shitur shpirtin.
‘Ata të mjerë, ata pak të mjerë që futen në atë godinë, shesin shpirtin, ata janë turpi i familjeve të tyre. Ata do ti gjykojë historia, Zoti pastë mëshirë për shpirtin e tyre sepse fytyrë ata nuk kanë më.
Zëri juaj tashmë është dëgjuar. Opozita i është bindur sovranit. Unë kam sot nderin dhe privilegjin që në emrin e popullit të shpreh mirënjohjen dhe të falënderoj nga zemra ata zonja, zotërinj e zonjusha, ata qindra kandidatë që djegin sot mandatet e tyre’, tha ndër të tjera Basha.
Mes thirrjeve të forta “Rama ik” me të cilat shpërthyen protestuesit e mbledhur para Kuvendit, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka theksuar se sovrani e ka marrë vendimin.
“Sovrani e ka marrë vendimin, e ka kuptuar fare mirë, prej javësh ajo godinë nuk është godia e Kuvendit të Shqipërisë, por godia e kolerës së krimit dhe korrupsionit”- tha Basha.
“Moduro i Ballkanit nuk e hap dorën derën e Evropës, por ne do ta hapim derën e drejtësisë dhe burgut për të dhe hajdutët. Vetëm ndarja dhe balancimi i pushteteve, rënia në gjunjë ne qeverisë së ardhshme para dinjitetit të cdo shqiptari për ta mbrojtur, vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme do ta hapin derën e Evropës, vetëm ne të bashkuar e të vendosur si kurrë më parë”, u shpreh kryedemokrati.
“Një qeveri që nuk ju dhunon, vjedh, dhe kur gabojnë shkojnë para drejtësisë, ku paratë shkojnë për të rritur rrogat e pensionet, paga dinjitoze e kushte të mira për rininë dhe çdo shqiptar, imagjinoni një qeveri që nuk e ka Evropën në majë të gojës, por që nuk i përzë shqiptarët me çmimet e përballueshme me dhunë, terror e arrogancë, por ju shërben , ju ofron shpresë, rrugë për të nesërmen, ju shërben me përulësi, Kjo sot nuk është imagjinatë se ky bashkim i madh është ura që do ta bëjë këtë ëndërr nesër realitet për çdo shqiptar.
Nuk ka më banditë e trafikantë, horr e hajdut që të na ndalë në këtë rrugë, më 16 mars populli sovran edhe më shumë edhe më fort, edhe më i vendosur se kurrë më parë në këto tre dekada udhëtim do të marrë në dorë fatin e tij.
Ne do ti tregojmë botës mbarë se hajduti nuk është zot në shtëpinë tonë, nuk është as zot në shtëpinë e tij.
Vëllezër e motra, kthimi i kësaj godine në karantinë të krimit të rrethuar me tela me gjemba, është shenja e këputjes totale të sistem kriminal të Ramës dhe është trofeja e parë e qytetarëve të bashkuar”, deklaroi ai.
“Edhe sot si çdo ditë ia ka mbathur të shpërndajë gënjeshtrat e tij në ekranin e Italisë fqinje, do sqarojë italianët për atë që nuk e besojnë më shqiptarët, ose të paktën kështu thotë se burime mike thonë që ka shkuar të negociojë azilin politik”, u shpreh Basha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



