E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha e la protestën e banorëve të  Astirit rrugëve
Sot

Basha e la protestën e banorëve të Astirit rrugëve

Lulzim Basha arriti të siguronte një ftese per gezimin e tij politik në hallin e madh e të perditshem të banoreve të Astirit qe rrezikojne sot e gjithe diten te mbeten rrugeve per shkak të nje projekti korruptiv që fillon me 20 milionë euro kilometri e perfundon 1 mijë euro metri katror kur të ndertohen kullat e rradhes. Po eshte e vertetë. PD ka bere denoncimet e nevojshme publike dhe askush nuk mund te thote të kunderten. Por a mjafton kaq? Konstatimi i problemit eshte detyre e medias dhe media e ka bere ne bashkepunim me opoziten mese miri detyren. Opozita eshte me shume se kaq. Opozita u kthye në Parlament pas një presioni nderkombetar qe edhe njehere i tregoi Lulzim Bashes vijen e kuqe dhe ai s’kishte rrugë tjeter. Por asgje nuk e pengonte Lulzim Bashen që të vendoste disa kushte per zgjidhjen e hallit te mikpritesve të tij në protesten e tyre tek Unaza e Re. Asgjë nuk e pengoi Lulzim Bashen të shkruante dy gisht leter ku separi të kerkonte amendimin e buxhetit 2019 ku të perfshihej një zë per demshperblimin e banoreve të Unazes se Re dhe njekohesisht ngritjen e një taskforce per hetimin e transparences dhe fizibilitetit të projektit që po qelb dynjanë. Cfare beri Basha?!… Asgjë!…

Shkoi dhe skuqi dy veze në xhaketen e Edi Rames e shpetoi nga “bezdia” e Rr. Elbasanit. Si pasojë banoret e Unazes së Re janë sot e gjithe diten rrugeve, ndersa Edi Rama vazhdon të rrugetojë si padisha me kembet që mbjellin mjerim e deshperim pa asnjë gjemb në to. Lulzim Basha eshte ende në kohë të beje dicka per banoret e Unazes se Re. Partia Demokratike eshte ende ne kohe per te justifikuar kthimin e saj pa lavdi si dele në Parlament. Kjo do arrihej duke bere akte konkrete politike të cilat hallin e mbetur pa baba që kane banoret e Unazes se Re, ta lere në deren e Edi Rames, dhe jo ta mbaje në krahë duke perkundur me shpresen se ai do rritet aq sa të behet i vyer per kauzen e opozitare. PD duhet të tregojë se mund të ushtrojë presion per zgjidhjen e problemeve të shqiptareve edhe kur eshte në opozitë, që ndoshta shqiptaret të nisin të besojnë se ajo meriton që neser të vijë në pushtet. Në të kundert PD e Lulzim Bashes do vijojë të shikohet si e keqja më e vogel, por pa asnjë ndryshim me murtajen që mbane emrin dhe fytyren e Edi Rames. Ka ende edhe shumë pak fare kohë per kete, por a e kupton Lulzim Basha kete?!…
p.s…se di!…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.