Basha: E pranon “McAllister” ? Rama : Jo! Jo!Jo!
Ekskluzive brenda takimit/ Takimi qe zgjati 2 orë kaloi jo pa replika mes kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Basha. Rama ishte i vetmi që nuk pranonte paketën “McAllister” duke e deklaruar se nuk e njeh atë dhe se nuk i është prezantuara asnjëherë.
Burime brenda takimit i thanë lapsi.al se Basha e ka pyetur direkt Ramën: “A e pranon McAllister?”
“Jo! Jo! Jo! Jo!” –ishte përgjigjja e Ramës që shtoi: “Ajo për mua nuk qëndron. Unë kam dhënë ofertën time. Ju keni ikur në drejtim tjetër. Hajdeni futuni në zgjedhje. I shtyjmë vetëm maksimumi një javë sepse më tepër se nuk e lejon ligji. Këtu mbaron historia” – është shprehur Rama sipas një burimi të lapsi.al.
Kryeministri mohoi se pala amerikane i ka dhënë një pakete “McAllister plus”.
“Nuk me eshte dhene asgje. Nuk ishte ne dijenine time”
Lapsi.al mësoi se takimi tani kokë më kokë u kërkua nga fjalët e të gjithë të tjerëve të cilët sugjeruan takimin Rama – Basha. Mësohet se në përgjithësi takimi ishte me tone te zbutura./lapsi.al./
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


