E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha  ecen  në këmbë me qytetarët e Tiranës
Politikë

Basha ecen në këmbë me qytetarët e Tiranës

Kreu i opozitës Lulzim Basha gjatë një takimi që pati sot me disa qytetarë të Tiranës, ka bërë thirrje edhe një herë që të bashkohen në protestën e ditës së nesërme.

Gjatë fjalës së tij para qytetarëve ai tha se Edi Rama datën e sotme si dhe atë të protestës, zgjodhi që të largohet për në Vlorë, por “asgjë nuk e shpëton”.

“Ai duhet  ose të dalë para drejtësisë, ose të shkojë të kërkojë azil politik dhe t’i bashkohet Nikola Gruevskit”, tha Basha.

“U bëj thirrje të gjithë studentëve që nesër të jenë në protestë për një kauzë të përbashkët. Që ato pika që ne kemi kërkuar, të plotësohen sepse e ardhmja jemi ne, studentët e dytë të dhjetorit”, u shpreh kreu i opozitës duke iu drejtuar studentëve.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.