E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha i bashkohet protestuesve tek Teatri: Qytetarët e bashkuar bëhen të pathyeshëm
Politikë

Basha i bashkohet protestuesve tek Teatri: Qytetarët e bashkuar bëhen të pathyeshëm

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është bashkuar mbrëmjen e sotme artistëve e qytetarëve që po protestojnë tek Tetari Kombëtarë.

Në fjalën e tij para protestuesve, Basha i ka inkurajuar ata që të vazhdojnë protestën, ndërsa tha se ata janë “shembull i jashtëzakonshëm heroik e qytetarë”.   

basha-tetari

“Te dashur artistë, qytetarë, ju falënderoj për shembullin e jashtëzakonshëm, heroik qytetar dhe europian që i treguam mbarë botës me qëndresën tonë, që me Aleancën për Teatrin, kauzën më fisnike, mirënjohje për sakrificën tuaj. Zonja dhe zotërinj të aleancës, jeni krenaria dhe frymëzimi për opozitën, qytetarët, jeni etaloni i ri i qëndresës së pathyeshme të qytetarëve të bashkuar kundër së keqes.

Mirënjohje për sakrificën tuaj, ju jeni krenari dhe frymëzimi për çdo qytetarë që e do Shqipërinë si gjithë Europa. Kemi parë sot brutalitetin e një shteti mafioz, të një hajduti psikik që do të shkatërrojë këtë truall fisnik këtë godinë që është kujtesë e trashëgimisë kulturore dhe është tregues i qytetarisë së Tiranës dhe gjithë Shqipërisë. Beteja duhet dhe do të vazhdojë deri në fitoren e vlerave. Duek filluar me të nesërmen ku kërkoj nga të gjithë qytetarët e Tiranës të jemi të gjithë këtu sepse brenda kësaj godine do të nënshkruajmë marrëveshjen për Tetarin Kombëtarë që do të bëhet realitet kur ky vend të drejtohet nga një qeveri e qytetarëve, do të nënshkruhet nesër në orën 11:10, prandaj të jemi të gjithë këtu”, tha Basha.

Fjala e plotë e Bashës:

Të dashur bashkëqytetarë nga Tirana, kryesisht nga Tirana, por edhe nga e gjithë Shqipëria, pasi këtu kemi edhe qytetarë nga qendra të tjera të vendit.

Të dashur artistë, anëtarë të Aleancës për Teatrin,

Dua, së pari t’ju falenderoj nga zemra për shembullin e jashtëzakonshëm, heroik, evropian dhe qytetar, që i treguam sot mbarë botës me qëndresën tonë krah krenarisë tonë kombëtare, elitës së shpirtit dhe mendjes, Aleancës për Teatrin, aleancës me kauzën më fisnike dhe më qytetare që luftohet sot, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan e në Evropë, mirënjohje për sakrificën tuaj, zonja dhe zotërinj, artiste dhe artistë të ndertuar!

Ju jeni krenaria dhe frymëzimi, për çdo qytetar që e do Shqipërinë si Evropa, jeni krenaria dhe frymëzimi për rininë dhe për fëmijët dhe jeni, që sot e tutje, edhe etaloni i ri i qëndresës së pathyeshme të qytetarëve të bashkuar kundër së keqes.

Miqtë e mi, e kuptoj çlirimin dhe gëzimin e shumë prej jush dhe është plotësisht i përligjur për shumë prej jush që e nisët rezistencën që në orët e para të mëngjesit dhe nuk i jeni ndarë asnjë çast mbështetjes për artistët.

Kemi parë sot brutalitetin e një shteti mafioz dhe kriminal në shërbim të një hajduti psiqik, që për të vjedhur dhjetra millionë euro dhe për të pastruar paratë e drogës, do që të shkatërrojë gjithçka. Do që të shkatërrojë edhe këtë truall fisnik, këtë godinë që është më shumë se shtëpia e Teatrit Kombëtar, është kujtesë e trashëgimisë kulturore dhe është tregues i qytetarisë së Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.

Dua, pra, që, bashkë me falenderimin për sakrificën tuaj, të kujtoj se ka edhe një të nesërme, edhe një të pasnesërme dhe beteja duhet dhe do të vazhdojë deri në fitoren e vlerave qytetare, të vlerave europiane, të ligjit mbi antiligjin, të kulturës mbi antikulturën, të qytetarisë mbi këtë regjim hajdut, antiqytetar, antipopullor dhe antikombëtar.

Duke filluar me të nesërmen, ku kërkoj nga të gjithë qytetarët e Tiranës, nga të gjithë mbështetësit e Aleancës për Teatrin dhem natyrisht, nga mbështetsit tanë, të Pd, të opozitës së bashkuar, të jemi të gjithë këtu, sepse, brenda kësaj godine do të nënshkruajmë Marrëveshjen me Aleancën për Teatrin, marrëveshjen për Teatrin Kombëtar, për kulturën kombëtare, e cila që do të bëhet realitet ditën e parë që vendi do të ketë një qeveri nga njerëzit, të njerëzve dhe për njerëzit.

Edhe njëherë, mirënjohje për qendresën tuaj. Nesër në orën 11.30 do të bëhet nënshkrimi këtu. Të jemi të gjithë bashkë këtu, të tregojmë forcën tonë, fuqinë tonë, fuqinë e qytetarëve të bashkuar për Liri, Demokraci dhe vlera europiane.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.