Basha i përgjigjet akuzave të Ramës për çështjen “Toyota Yaris”: Dëshminë time për autoritetet belge e shqiptare e ke në SPAK
Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave te Rames, cili e ftoi atë të dëshmojë në gjykatën në Belgjikë lidhur me çështjen e “Toyota Yaris”.

Nga foltorja e Kuvendit, Basha thotë se dëshminë e tij për autoritetet belge dhe shqiptare është në SPAK.
“Fjalët mbrapsht janë më e pakta. A ka socialistë të ndershëm në Shkodër që nuk e dinë se kush janë liderët e krimit në vend. Në Durrësin e Vangjush Dakos që është kapur sërish në të njëjtin avaz si edhe më parë. Shteti vidhet me kriminel ashtu siç është dhe ky boxhet. Borxhi është rritur, faturat janë rritur, ku shkojnë paratë. Rruga e Arbrit thotë është shtesë e paparashikueshme. E çoi në 58 mld lekë nga 33 mld lekë rrugtën e Arbrit. Ky që zhduket tek dhoma e miellit sa herë që nuk përballon debatit, duhet të ishte në Lushnje ku janë ngritur fermerët në protestë për paketën fiskale. Ku shkojnë 120 mln euro, shkojnë tek Beccheti që do e humbin dhe u thotë shqiptarëve që nuk do e paguajnë. Ndërkohë që pagesa ka filluar.
Më drejtohet mua dhe më thotë pse nuk shkon në Belgjikë. Po shko në SPAK dhe merr fotokopjen e dëshmisë time, për autoriteteve belge dhe shqiptare për çështjen e Toyota Yaris. E ke në SPAK, merre dhe botoje. Po ta kisha unë do ta botoja. Mos u fshih tek dhoma e miellit por thuaju shqiptarëve se me çfarë morali vjen këtu dhe i kërkon deputetëve të tu për të ngritur dorën për të marrë sërish borxh. Nuk do t’i kishe ikur dot as 20 vjet përpara kur tashmë çdo akrobaci do të thyente gjuhën.
Sa herë të ballafaqojmë me të vërtetën dhe me vjedhjen e përditshme, sillesh dhe vërtitesh me të njëjtat epitete. Halli i shqiptarëve është prioriteti ynë. Mekanizmin e votës e ke bllokuar, voto vetingu në politikë. Kjo betejë do të shkojë deri në fund, me forcën e qytetarëve shqiptarë. Kjo sallë nuk do t;i takojë duarve që ngrenë taksat e shqiptarëve” -tha Rama.
Më herët në fjalën e tij, kryeministri iu drejtua liderit të demokratëve me një pyetje gjatë fjalës së tij për çështjen në hetim të njohur edhe si çështja ‘Toyta Yaris’.
“Sa i takon Toyota Yaris Lulëzim se e përmende, pse nuk shkon në gjykatën në Belgjikë sa herë të kanë ftuar? Sa herë të kanë thirrur në gjykatë? Cila foltore? S’ta kam thënë ndonjëherë se e kam ditur para foltores unë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



