E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha i përgjigjet Ramës: Këtu protestojnë hallexhinjtë, se ti ke bërë pazar kokë më kokë me…
Politikë

Basha i përgjigjet Ramës: Këtu protestojnë hallexhinjtë, se ti ke bërë pazar kokë më kokë me…

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Unaza e re i është përgjigjur Edi Ramës, pasi ky i fundit tha se  aty protestojnë anëtarët e PD dhe jo qytetarët hallexhinjtë.

Por Basha u shpreh se aty protestojnë hallexhinjtë, pasi Rama ka bërë pazare kokë më kokë me ndërtuesit për t  vjedhur  40 milionë euro.

PJESË NGA DEKLARATA E BASHËS

 

Edi Rama është një hajdut, këta banorë janë këtu pasi ai po vjedh 40 milion euro. Pazaret i ka bërë kokë më kokë, i ka bërë kokë më kokë pazare për të vjedhur 40 milionë euro për saraje t e Surrelit.

Janë shoqëruar protestuesit, çfarë do bëni?

Ne kemi qenë dhe do jemi pranë banorëve, jemi këtu për ti mbështetur. Ky është një projekt i agait të Surrelit. Ky është kandidat për librin Guinnes për këtë vjedhje, pasi janë ulur kokë më kohë dhe kanë caktuar se sa do vjedhin. Për pasurinë e tij ka traumatizuar këta qytetar, këta vogëlush. Prandaj u them qytetarëve ngrihuni sa nuk është vonë.

Çfarë u sugjeroni banorëve të Astirit?

Unë nuk u sugjeroj asgjë, ata e dinë se çfarë bëjnë.p

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.