E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha i shmanget përgjigjes nëse do të kandidojë për kreun e PD-së
Politikë

Basha i shmanget përgjigjes nëse do të kandidojë për kreun e PD-së

Një nga pyetjet që i janë drejtuar pasditen e sotme Lulzim Bashës në takimin që po mban me qytetarët ishte nëse do kandidojë për kryetar të PD-së.

Por Basha iu shmang pyetjes, duke mos treguar të vërtetën. Ai deklaroi se përgjigjen do ta japë kur të hapet gara për kryetarin e PD-së.

Pavarësisht se i riu vazhdoi të këmbëngulë, Basha sërish nuk dha një përgjigje konkrete, ndërsa disa të pranishëm i kërkuan qytetarit të mos flasë.

Pjesë nga biseda:

I riu: A do kandidoni ju për kryetar të PD-së?

Basha: Kur të hapet gara do ju kthej përgjigje. Mos kini merak, nuk do ju mbaj gjatë për këtë.

Shqiptarëve duhet t’u themi se ka një rrugë drejt shpresës. Shqiptarët që nuk kanë votuar presin një projekt nga PD-ja. Që procesi politik të shkojë më tutje duhet t’i japim mundësi shqiptarëve të përfaqësohen. A do kandidoj unë? Kur të hapet gara për kreun e PD-së do e merrni vesh. Do e kuptoni shpejt, nuk do ju mbaj në tension. Do i takojë anëtarësisë së PD të gjykojë që jo vetëm investimi im te një lidership që nuk ka të bëjë me trekëndëshin e Bermudës në asnjë aspekt.

I riu: Unë desha një përgjigje se rikandidimi për kreun e PD nuk është një gjë që vendoset sot për sot./ CNA.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.