E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Kemi humbur një kolos të qëndresës kundër diktaturës komuniste
Politikë

Basha: Kemi humbur një kolos të qëndresës kundër diktaturës komuniste

Kreu i PD, Lulzim Basha ka marrë sot pjesë në homazhet e zhvilluara në nderim të Uran Kostrecit, poetit që ndërroi jetë një ditë më parë.

Basha

Në një mesazh për mediat Basha e konsideroi Kostrecin një kolos të qëndresës kundër diktaturës komuniste.

 “Ndahemi nga një njeri me vlera të jashtëzakonshme me një dhimbje të dyfishtë, me vetëdijen që kemi humbur një kolos të qëndresës kundër diktaturës komuniste. Një njeri që diti ti përgjigjet dhimbjes, torturave dhe dramave me pastërtinë e shpirtit të tij, me një zemër të madhe që nuk u ngushtua kurrë as në vitet e gjata të burgjeve të komunizmit, as pas daljes prej tyre, por përkundrazi prodhoi veprat më të mëdha e më të thella, dëshmi të dhimbjes së jashtëzakonshme të një populli të tërë. Shumica e atyre që e kanë njohur nga afër Uran Kostrecin, por edhe atyre që e kanë njohur përmes penës ndjejnë një zbrazëti në shpirt, dhe i lutem zotit të marrësh prehjen e merituar në paqen e përhershme”, tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.