E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha :Këta politikanë duhet të jenë në burg
Politikë

Basha :Këta politikanë duhet të jenë në burg

Edi Rama, Taulant Balla, Vangjush Dako, Saimir Tahiri, Qazim Sejdini etj., duhet të shkojnë në burg. Këta politikanë kanë vjedhur votat, kanë lidhje me krimin.

Duke prezantuar në Berat platformën e PD-së për çliruar politikën nga krimi, kreu i opozitës Lulzim Basha është shprehur se mazhoranca e ka bllokuar nismën për ‘vetting në politikë’.

Sipas Bashës, kjo nismë do të miratohet, siç u miratua ligji i dekriminalizimit.

Duke folur nga Berati, Basha ka përmendur me emra politikanët që duhej të ishin prapa hekurave.

‘Edi Rama, Taulant Balla, Vangjush Dako, Saimir Tahiri, Qazim Sejdini etj., duhet të shkojnë në burg. Këta politikanë kanë vjedhur votat, kanë lidhje me krimin.

Nuk ka këtu të shkosh me makinë luksoze dhe të mbash konferenca shtypi, gjoja për qytetarët’, tha kreu i PD-së gjatë fjalës së tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.