E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha mbledh kryesinë dhe ish-grupin parlamentar: Intensifikim të…
Politikë

Basha mbledh kryesinë dhe ish-grupin parlamentar: Intensifikim të…

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur kryesinë dhe ish-deputetët në selinë blu, ku është diskutuar për situatën politike në vend. Basha është shprehur i bindur se do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe vendore, të cilat do të zhvillohen në një ditë.

‘Raporti i OSBE ODIHR dhe rezoluta e Bundestagut, duke shpresuar se deri në tetor nuk ka ndërhyrje negative nga vendet skeptike, është skanimi i situatës. Jemi futur në fazën finale të zgjidhjes së krizës. Zgjidhja e krizës, që mbetet imperativ dhe objektiv kryesor yni, vjen vetëm duke iu drejtuar sovranit me zgjedhje të lira e të ndershme’, është shprehur Basha para anëtarëve të kryesisë dhe ish-deputetëve.

Kreu i PD-së ka theksuar të mos ketë: ‘asnjë iluzion se aksioni opozitar do të ketë ndërprerje apo tërheqje. Krahas aksionit opozitar dhe qytetar, do te vazhdojmë me përfundimin e programit dhe alternativës’. ‘Përgatitja e PD për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhje vendore në 1 ditë. E gjithë partia, jo vetëm forumet, zbret në terren dhe nis diskutim me qytetaret për zgjedhjet e parakohshme si zgjidhja e vetme e krizës’, ka qenë porosia e tretë që Lulzim Basha ka dhënë për anëtarët e kryesisë dhe ish-deputetët, duke u kërkuar të jenë aktivë në terren

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.