E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha mbledh Kuvendin Kombëtar të shtunën, PD: Pranojmë gabimet dhe mësojmë prej tyre
Uncategorized

Basha mbledh Kuvendin Kombëtar të shtunën, PD: Pranojmë gabimet dhe mësojmë prej tyre

Partia Demokratike e kryesuar nga Lulzim Basha mbledh të shtunën Kuvendin Kombëtar. Me anë të një videomesazhi në Facebook, PD thotë se pranojnë gabimet e së shkuarës dhe mësojnë prej tyre.

Kuvendi kombetar i PD

Sipas PD, në një moment vendimtar për të ardhmen e vendit, ‘ne zgjedhim reformimin dhe modernizimin e forcës sonë politike’.

Mbledhja e Kuvedit Kombëtar të PD do të zhvillohet në orën 10:00 në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”.

“Në një moment vendimtar për të ardhmen e vendit, ne zgjedhim reformimin dhe modernizimin e forcës sonë politike, për t’ju përgjigjur sfidave të kohës dhe pritshmërive të qytetarëve për një ndryshim të vërtetë, për një politikë të pastër, propozuese, që lufton korrupsionin, ofron alternativën e duhur ekonomike dhe fuqizon përfaqësimin e qytetarëve.

Guximi ynë për të ndryshuar, duke pranuar gabimet e të shkuarës dhe duke mësuar prej tyre, është provë e vullnetit tonë për të kthyer Partinë Demokratike në alternativën që shqiptarët meritojnë”, thuhet në njoftimin e PD.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.