E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha në Kamëz: Nuk jemi më një bastion demokratik, e gjithë Shqipëria është me ne
Politikë

Basha në Kamëz: Nuk jemi më një bastion demokratik, e gjithë Shqipëria është me ne

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet në Kamëz në kuadër të takimeve me qytetarët për të marrë pjesë në protestën e ditës së nesërme e cila do të zhvillohet në orën 18:30 para kryeministrisë si edhe për të pranuar anëtarësimet e reja të të rinjve në PD.

Basha deklaroi se kryeministri Rama ia ka dorëzuar Partinë Socialiste Krimit duke shtuar se ai ka frikë Europën dhe integrimin e vendit.

Ai deklaroi se beteja e opozitës për liri dhe demokraci është historike dhe vendimtare për vendin duke shtuar se Kamza do të jetë përkrah Partisë Demokratike për të mundësuar fundin e afërt të qeverisë Rama.

“Dera e Europës vijon të jetë e mbyllur prej Edi Ramës, në këtë beteje me përmasa epike ballë të të cilës jeni ju do të jetë vendimtare për të ardhmen e vendit. Orët e arrogancës dhe shtypjes po numërohen mbrapsht.  Shërbimet shtetërore minimale janë në kolaps, qindra familje që trajtoheshin me ndihmë ekonomike u është hequr. Nuk jemi më një bastion demokratik, e gjithë Shqipëria është me ne. Gjysma e punës u krye, Shqipëria do të ketë zgjedhje të parakohshme”, deklatoi ndër të tjera Basha nga Kamza.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.