Basha në Kavajë, takon sipërmarrësit e vegjël
Isa Sakja*

Kryetari i opozites z. Lulzim Basha ishte sot në Kavajë ku ka diskutuar me tragëtarët e vegjël mbi rritjen e barres fiskale te bizneseve e vogla me 20%.Te ndodhur ne kete situate juve ju vene para nje dileme: Ose do ulni fitimin tuaj minimal, Ose do te rrisni cmimet. Po u rriten çmimet, ne kete varferi qe ka pushtuar Shqiperine, nuk do shitet produkti qe ju tregtoni.Alternativa e vetme eshte Ulni qepenin!
Bëhuni pjesë e thirrjes së opozitës, shenoni emrin tuaj ne ata guximtare qe historia u eshte mirenjohese dhe bashkeqytetaret do tua shperblejne.Kjo nuk eshte qeveria juaj.Kjo është qeveria e trusteve.Kjo është qeveria që ndan e pastron paratë me një pjese të biznesit të madh dhe ka në fokus të politikave të saj; veç ata, oligarkët që i sherbejnë asaj.
Nuk mund të këtë shpjegim tjetër, kur jo më larg se pardje me 11 prill, ekspertet e Bankës Botërore u shprehen se barra administrative për të mbledhur tvsh tek biznesi i vogël është e lartë, ndërsa perfitimi që mund të vijë nga kjo nismë është e ulët.
Ne te njejten llogjike jane perfaqesuesit e FMN- se ne Shqiperi qe mendojne se kjo nisme vec do te rendoje punen e administrates fiskale e nuk do te sjelle perfitime. .Por arroganca e pushtetit shperfill edhe specialistet.Per fat te keq, ata jane veteshpalllur sic na mesonte i ndjeri Pjeter Arbnori : ata nuk jane socialiste, ata jane specialiste.Specialiste te rendeses se ekonomise tuaj, te falimentimit tuaj, te hedhjes ne rruge e kanale te prodhimeve tuaja, se shteti qe pretendon te jete i majte nuk ben asgje per te futur mekanizma te lehtesimit te shitjes se prodhimit, por vec ju ngarkon me taksa e tatime.Kjo arrogance meriton veç nje pergjigje: ulni qepenin, dilni ne rruge me prodhimet tuaja te pashitura siç bejne fermeret ne Greqi, Itali,France.
Asgjë nuk na dhurohet, gjithçka duhet fituar me pjesëmarrjen tonë qytetare në demokratizimin e vendit. Kjo është kerkesa e kohës. Vendi po rreshket ne diktature, ne diktaturen e arogances, mos perfilljes se qytetarit neasnje fushe, moskonsiderimin e zerit qytetar ne asnje projektligj, ne shuarjen e zerave tane, qe te degjohet veç një si qoftëlargu Hoxha!
Ejani te jemi bashke te tregojme se ne e duam demokracine dhe luftojmë për të mbrojtur parimet e ekonomisë së tregut që nxisin inisiativen e lirë dhe nuk e kapin atë për fyti në një pamëshirshmëri barbare. Koha na thërret sot, Nesër do te jetë tepër vonë.
* Isa Sakja , Kryetar i Bashkisë Kavajë.
•

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



