E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha në shënjestër
Uncategorized

Basha në shënjestër

Pas një deklarate të fortë të dy drejtuesve të lartë të Bashkimit Europian, kryetari i PD, Lulzim Basha dukej në pozitë të vështirë.

Mediat nxituan të theksojnë se PD po pozicionohet kundër ndërkombëtarëve, ndërsa vetë Basha tha se nuk tërhiqet nga pozicioni i tij.

Portali shkruan se mediat në Tiranë kanë raportuar se vëllai i liderit të opozitës, Erlind Basha ka dhënë dorëheqje nga puna në Gjykatën e Lartë për të shmangur procesin e vetingut.

‘EuReporter’ shkruan se presidenti Bujar Nishani i dinte arsyet e dorëheqjes, por zgjodhi të heshtë.

Një burim pranë Komisionit Europian i tha portalit ‘EuReporter’: “Nga jashtë, ky bojkot duket sikur është një tjetër mënyrë për të justifikuar bllokimin e reformës në drejtësi”.

Por Basha nuk është vetëm në shënjestër të ndërkombëtarëve.

Mediat në Tiranë kanë raportuar se ndaj tij është përgatitur një plan për eliminimin fizik.

Analisti Mero Baze thotë se “vrasësi i Lulzim Bashës është në çadër”.

“I vetmi vrasës i Lulzim Bashës është brenda çadrës së lirisë. Ai quhet Sali Berisha. Ai është përdhunuesi real i Lulzim Bashës, që e ka detyruar të futet në çadër për hallin e tij dhe ta pushkatojë politikisht, për ta bërë njëpërdorimësh. Shumë zyrtarë perëndimorë që injorojnë bojkotin e PD, kanë parasysh pikërisht hallin e Sali Berishës dhe e konsiderojnë shpëtimin e Shqipërisë nga ky njeri, si një çlirim. Ky njeri e detyroi Lulzim Bashën të ngrejë çadrën që të mos ngrihen komisionet e vetingut dhe pastaj me shpresë se Ilir Meta do mbajë vallen e tyre, ta bllokojnë këtë proces dhe pas zgjedhjeve të reja. Dhe kjo po i shkakton Lulzim Bashës vdekjen e tij politike. Ai po pushkatohet dita- ditës nga Perëndimi, si një i marrë peng, që për t’u çliruar, duhet vrarë bashkë me pengmarrësin. Përpjekja e tij për t’u shfaqur si viktimë pas pushkatimit politik që po i bën Perëndimi, është një naivitet që nuk prek askënd. Askush nuk do vdekjen fizike të Lulzim Bashës, bile as lëndimin e tij,” shkruan Baze.

Edhe Mustafa Nano, në një shkrim në Mapo, thekson se kjo ngjan si një ngjarje e stisur.

“Në portalin e tij, Blendi Fevziu kish publikuar një shkrim të vetin me titull “Kush po kërcënon jetën e Lulzim Bashës?”. Në shkrim flitej për vrasës me pagesë që njihen me emër e mbiemër e që mund të aktivizohen, për eskortën e fuqizuar të Lulzim Bashës gjatë ditëve të fundit, për kontakte të portalit opinion.al me burime të huaja, mirëpo çdo gjë ishte e futur në mjegullën e këtyre burimeve të paspecifikuara, të largëta, të çuditshme.  Ngjante me një scoop të stisur, nga ato të shkollës së Nikollë Lesit e të Ylli Rakipit,” shkruan Nano.

Nderkohë sot në konferencën për shtyp Kryeministri Rama  deklaroi se ka patur informociane për eleminimin fizik  të Bashës dhe ky informacion  është trajtuar me seriozitetin më të madh nga struktrat e shtetit.

Publik.live 14 April 2017 1:05

 

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.