E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha në Unazë të re: Tre faktet që këtu ka korrupsion të madh
Politikë

Basha në Unazë të re: Tre faktet që këtu ka korrupsion të madh

Lulzim Basha i është ribashkuar sot banorëve të Unazës së re që janë duke protestuar kundër shkatërrimit të banesave të tyre nga Rama e Veliaj, pa asnjë lloj dëmshpërblimi.

Duke folur për gazetarët e pranishëm, Basha ka bërë publike edhe fakte të reja në lidhje me korrupsionin në këtë projekt korruptiv.

‘Tre fakte kanë dalë këtu

Korrupsion me prokurorim

Korrupsion me hartimin e projektit

Korrupsion me pronat e qytetarëve

Ditë pas dite, si media edhe opozita kanë zbardhur fakte tronditëse për mënyrën se si janë përfshirë këto kompani.

Këtu po vidhet me një dorë miliona euro, 20-30 milionë euro po vidhen këtu.

Janë paratë e shqiptarëve që po vidhen, nuk janë paratë e këtyre qytetarëve që po protestojnë këtu.

Këta banorë po nxirren nga shtëpitë e tyre, përpara festave.

U bënë 4 javë që këta qytetarë protestojnë, ne nuk i braktisim, ata janë të braktisur nga qeveria.

Ky projekt nuk është për zhvillimin e Tiranës, por për mbushjen e xhepave të agati të Surrelit’, tha kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë fjalës së tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.