E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha nga Durrësi: Tarifa e Ramës 100 mijë euro në orë, largimi i tij emergjencë kombëtare
Politikë

Basha nga Durrësi: Tarifa e Ramës 100 mijë euro në orë, largimi i tij emergjencë kombëtare

I pranishëm në një takim të hapur me qytetarët e Durrës, kreu i PD-së, Lulëzim Basha u shpreh se anembanë vendit, sipas tij po fry era e ndryshimit.

Ai e akuzoi Edi Ramën si hajdutin më të madh të historisë së Shqipërisë, ndërsa tha se kryeminsitri ka vjedhur 100 mijë euro në orë.

“Anembanë Shqipërisë po frynë era e shpresës për një ndryshim të madh për çdo familje shqiptare, të Durrësit e Tiranës, Korçës e Gjirokastrës, nga Tropoja në Sarandë, shqiptarët janë zgjuar, janë ngritur për të mos u ulur deri sa në Shqipëri të kemi një demokraci të vërtetë. Sa herë që një regjimi i vjen fundi, sa herë që autokratëve të korruptuar u vjen fundi, përsërisin të njëjtën shfaqje të shëmtuar. Shfaqjen e shëmtuar këtu në Durrës përsëriti edhe njeri që për 6 vite është përgjegjës për emigracionin, ky hajduti u kap duke vjedhur votën e shqiptarëve.

Njeriu që ka hequr nga sofrat e shqiptarëve bukën e fëmijëve, duke larguar mijëra prindër nga puna, duke rritur kostot e jetësës duke e bërë atë të pa përballueshme. Biseda e parë që qytetarët hapin janë hallet që i kanë zënë fytin. Varfëria shtynë njerëzit të largohen sepse fitojnë më shumë si pastrues në gGermani se sa si pronarë të një biznesi të vogël në Shqipëri. Ky është turpi i Edi Ramës, por nuk ndalet, vijon të rrisë taksat. 40% e rriti çmimin e ujit në Durrës, ku i çoi këto para? Lekët e krimit me të cilat bleu votat.

Ky është parlamenti i krimit i cili mori fund. Papunësi e varfëri kudo që hedhim sytë, shtohet varfëria, ku shkojnë miliardat e eurove të taksave të rritura? Klouni që erdhi dje këtu para jush, nuk ishte kloun, ai është hajduti më i madh në historinë  e Shqipërisë që fshihet pas shakave bajate. Vetëm sipas të dhënave zyrtare, në vetëm dy vite Edi Rama ka kollufitur 2 miliard euro nga taksat e shqiptarëve. Ka vjedhur 100 mijë euro në orë, është tarifa e estradës së Edi Ramës. Largimi i tij është emergjencë kombëtare”, tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.