E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha nga Maliqi: Rama artist i mashtrimit …
Politikë

Basha nga Maliqi: Rama artist i mashtrimit …

Gjatë takimit me strukturat drejtuese të PD në Maliq, kreu i opozitës Lulzim Basha bëri kryeministrin Rama përgjegjës për rritjen e papunësisë dhe varfërisë nëpërmjet politikës së tij të grabitjes, vjedhjes dhe abuzimit me pushtetin.

“Shqiptarët janë pa punë, sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët. Paratë e shqiptarëve po i vjedh Edi Rama me familjen dhe miqtë e tij.  Pasurohen të pushtetshmit dhe klientët e Ramës, varfërohen njerëzit e thjeshtë dhe të pambrojtur”-tha Basha. Më tej ai shtoi se 1 në 3 shqiptarë nuk ka mundësi të ushqehet “për shkak të vjedhjes dhe shpërdorimit për luks të parave publike nga Edi Rama dhe qeveria e tij”.

 

 

f707b393-b0e6-45e2-a78c-148873ef07a2

“Edi Rama i shpërfill shqiptarët, dhunon të pambrojturit e të varfërit dhe u shërben të fortëve dhe oligarkëve. Ai është arrogant me njerëzit e thjeshtë, me intelektualët, me artistët, por është i përulur para kriminelëve dhe oligarkëve.”- u shpreh Basha.

“Edi Rama është artist i mashtrimit. Çdo gjë që ka premtuar, ka qenë mashtrim, pasi qëllimi i tij i vetëm është të vjedhë. Çdo projekt, program dhe politikë është mashtrim për shqiptarët, në shërbim të tij dhe oligarkëve.”-theksoi kreu i opozitës.

9a7cb53e-b891-49db-b6ba-173e03344923

Duke u ndalur tek votimet e 30 qershorit, Basha tha se ai ishte bashkimi më i madh qytetar për të refuzuar varfërinë, papunësinë dhe ekonominë e shkatërruar prej hajdutërisë, kriminalitetit dhe paligjshmërisë së Edi Ramës.

“Kjo është një qeveri që noton në paligjshmëri, sepse ka ardhur nga paligjshmëria. – u shpreh Basha. – Beteja popullore, e organizuar nga opozita, vetëdijësimi kombëtar dhe kurajo për t’u përballur, e ka bashkuar shumicën “Rama ik” në vendimin e pakthyeshëm popullor për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe në të njëjtën ditë për të zgjedhur, sipas Kushtetutës, edhe pushtetin vendor, kryetarët e Bashkive dhe këshillat bashkiakë.- deklaroi në Maliq Kryetari i PD, Lulzim Basha.

c1e43f94-e0b4-4b34-9372-af52c4db48776871e683-2554-491c-928e-9c267baae425

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.