E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha nxjerr videon: Rama, artist i mashtrimit, paratë e shqiptarëve, për tekat dhe luksin e tij
Politikë

Basha nxjerr videon: Rama, artist i mashtrimit, paratë e shqiptarëve, për tekat dhe luksin e tij

“Paratë tuaja, paratë e shqiptarëve po i vjedh Edi Rama me familjen dhe miqtë e tij. Pasurohen të pushtetshmit dhe të pasurit, varfërohen njerëzit e thjehstë dhe të pambrojtur”.

Keshtu shkruan sot kreu i PD-se, Lulzim Basha, teksa ndan me ndjekesit e tij ne rrjetin social Facebook nje videomesazh, ku tregon se shqiptaret po paguajne per teksat dhe luksin e Rames.

 

 

“Edi Rama është artist i mashtrimit. Çdo gjë që ka premtuar, cdo gjë që ka thënë ka qenë mashtrim me qëllim për të vjedhur. Çdo projekt, program dhe politike është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve”- shkruan Basha, duke shtuar se “Që të çlirojmë ekonominë dhe të hapim vende pune e mundësi për çdo shqiptar, duhet të largojmë Hajdutin Psiqik dhe bandën e tij”.

Mesazhi i Bashës

Shqiptarët janë sot të varfër sepse janë të vjedhur.

Varfëria, papunësia, mungesa e mundësive vijnë nga grabitja që po i bëhet Shqipërisë nga Edi Rama me një grusht klientësh.

Paratë tuaja, paratë e shqiptarëve po i vjedh Edi Rama me familjen dhe miqtë e tij. Pasurohen të pushtetshmit dhe të pasurit, varfërohen njerëzit e thjehstë dhe të pambrojtur.

Miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar nga Edi Rama këto 6 vjet, të gjitha kanë përfunduar në xhepat e tij ose janë shpërdoruar për tekat e tij në fasada dhe lluks, ndërsa shqiptarët nuk sigurojnë dot bukën e përditshme.

Shqiptarët janë pa punë, sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës.

Edi Rama është artist i mashtrimit.
Çdo gjë që ka premtuar, cdo gjë që ka thënë ka qenë mashtrim me qëllim për të vjedhur. Çdo projekt, program dhe politike është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve.

Që të çlirojmë ekonominë dhe të hapim vende pune e mundësi për çdo shqiptar, duhet të largojmë Hajdutin Psiqik dhe bandën e tij grabitqare. #HajdutiPsiqik #RamaIk #ShqipëriaSiEuropa

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.