Basha paralajmëron Ramën: Mos guxo! Asnjë shqiptar nuk e kursen sakrificën për liri, unë i pari
“Mos guxo, asnjë shqiptar nuk e kursen sakrificën për liri, unë i pari”, ka qenë ky paralajmërimi i qartë i kreut të PD-së, Lulzim Basha, ndaj kryeministrin Edi Rama.
I pranishëm në Berat, Basha theksoi se nuk do të lejojnë zhvillimin e zgjedhjeve, ndërsa i bëri thirrje Ramës që të tërhiqet sa nuk është vonë, duke shtuar se beteja e nisur prej tyre është “betejë për jetë a vdekje”.

“Kam një paralajmërim të qartë për atë që bëhet gati të konsumojë veprën penale grusht shteti, mos guxo, asnjë shqiptar nuk e kursen sakrificën për liri, unë i pari. Nuk na ndalon dot, nuk e dorëzojmë demokracinë.
Ju një grusht njerëzish që për përfitimet tuaja, jeni mbledhur si një grusht, nëse tentoni grushtin e shtetit më 30 qershor, do t’ju arrestojmë do t’ju dërgojmë para drejtësisë. Kjo është një betejë për jetë a vdekje. Tërhiquni sa nuk është vonë, përndryshe sovrani do t’ju gjykojë”, tha kreu i PD-së.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



