Basha: Prokuroria nuk shqetësohet për blerjen e votës, por pse doli sekreti
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është pyetur pasditen e sotme nga gazetarë në lidhje me hetimet e Prokurorisë kundër Zërit të Amerikës.
Sipas kreut të opozitës, ‘prokuroria meriton grushtin e protestës, njësoj si Rama e Veliaj’.
‘Po asistojmë në një farsë totale.
Prokuroria duhet të çojë në burg politikanët e kapur në flagrancë, duke blerë e shitur vota.
Me aktin e sotëm ku ajo shqetësohet për nxjerrjen e sekretit nga Zëri i Amerikës, prokuroria meriton grushtin më të fuqishëm me 16 shkurt, njësoj si Edi Rama dhe Erion Veliaj’, tha Basha për gazetarët, ndërsa ishte duke folur me banorët e zonës së Astirit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



