E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Rama e ka shkruar fatin e tij, shpejt…
Politikë

Basha: Rama e ka shkruar fatin e tij, shpejt…

Pëprara bashkisë Devolli, ku ka pasur tensione, pas konstituimit të Këshillit Bashkiak dhe betimit të kryebashkiakut të ri, kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se “do ta shporrim këtë pakicë kriminale”.

Sipas Bashës “policia kriminale”, siç e quajti ai, ka uzurpuar godinën e Bashkisë së Devollit, ndërsa shtoi se Rama e ka shkruar fatin e tij në Devoll dhe në Shqipëri.

 

 

basha 1

“Pakica kriminale 6 % ka uzurpuar aktualisht, në mënyrë hajduteske, godinën e bashksië së Devollit. Shpejt do ta shporrim këtë pakicë kriminale nga Devolli dhe nga e gjithë Shqipëria.

Me pushtimin e bashkisë si hajdut, me pushtimin e pushtetit vendor si kriminel dhe me tentativën për t’i mbivendosur vullnetit të mbi 94% të qytetarëve të Devollit, vullnetin e kriminelëve dhe hajdutëve që mezi e nxorën 6% të votave  në procesin e paligjshëm dhe antikushtetues të 30 qershorit.

basha

Edi Rama dhe sozitë e tij në hajdutëri dhe kriminalitet kanë shkruar fatin e tyre në Devoll dhe në  mbarë vendin”, tha ndër të tjera Basha.

Deklarata e plotë:

Të nderuar qytetarë të bashkisë së Devollit.

Së pari kam kënaqësinë e madhe të ndodhem sërish mes jush dhe pranë jush. Të ndodhem pranë jush edhe në këtë manifestim të madh të demokracisë dhe të vendosmërisë tuaj për të mos pranuar vjedhjen dhe uzurpimin e pushtetit vendor, nga banda kriminale në pushtet.

Pakica kriminale 6 % ka uzurpuar aktualisht, në mënyrë hajduteske, godinën e bashksië së Devollit. Shpejt do ta shporrim këtë pakicë kriminale nga Devolli dhe nga e gjithë Shqipëria.

Me pushtimin e bashkisë si hajdut, me pushtimin e pushtetit vendor si kriminel dhe me tentativën për t’i mbivendosur vullnetit të mbi 94% të qytetarëve të Devollit, vullnetin e kriminelëve dhe hajdutëve që mezi e nxorën 6% të votave  në procesin e paligjshëm dhe antikushtetues të 30 qershorit.

Edi Rama dhe sozitë e tij në hajdutëri dhe kriminalitet kanë shkruar fatin e tyre në Devoll dhe në  mbarë vendin.

Në hajdutëri dhe kriminalitet, kanë shkruar fatin e tyre në Devoll dhe në mbarë vendin.

Fati i tyre është fati që e pret çdo hajdut dhe çdo kriminel e në veçanti ata që marrin guximin të shkelin Kushtetutën dhe Ligjin e t’i mbivendosen vullnetit të qytetarëve.

Shporrja me çdo kush me çdo mjet, me çdo formë.

Kjo është dhunë antikushtetuese, është dhunë kriminale, është dhunë antiligjore.

Kjo hajdutëri do të marrë të njëjtën përgjigje që merr hajduti që futet për të vjedhur natën në shtëpitë e qytetarëve.

Shpreh keqardhjen time më të thellë për keqpërdorimin e efektivëve dhe uniformës së policisë.

Nuk duhej të ishin në mbrojtje të hajdutit, duhej të ishin brenda, të arrestonin hajdutin.

Sot nuk e bëjnë dot sepse kanë një tjetër hajdut mbi krye.

Nesër i njëjti fat që e pret hajdutin e Bashkisë së Devollit, e pret edhe hajdutin e madh në Tiranë dhe të gjithë hajdutët e tjerë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.