Basha: SH.P.K-ja LSI do te falimentoje me 25 qershor
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në një takim elektoral në qytetin e Krujës ka sulmuar hapur kreun e Kuvendit dhe Presidentin e ri, Ilir Meta.
Duke e quajtur LSI-në ‘shpk’, Basha tha se LSI-ja do
falimentojë pas zgjedhjeve.
Pjesë nga fjala e Bashës:
Kemi edhe një tjetër në këtë mesele, shoku Ilir. Opozita është e bashkuar falë jush. Ata janë të përçarë, i përçau pazarin. Program të vetëm kanë kolltukun dhe timonin, garë me makinë me njëri-tjetrin. Një javë program kanë kolltukun dhe timonin. Pazari i fundit i republikës së vjetër ishte zgjedhja e presidentit, u ulën të dy ja futën me shishe vere të shtrenjtë, dhe ky është pazari i republikës së vjetër. As nuk u pyet njeri.
Dy njerëz me verë e me peshk zgjodhën presidentin e republikës së vjetër. Tani meqë është futur te Shekspiri, po ju them se Shekspiri ka dhe një vepër, “Tregtari i Venedikut”. Tregtarit të Venedikut që u zgjodh president dua ti them ta marrë me shumë qetësi dhe dashuri faktin që SH.P.K e tij do të shkojë drejt falimentit total më 25 qershor.
Sistemi i skllavërimit politik merr fund më 25 qershor. Mos e shkel etikën se je president i zgjedhur, lere Petritin ta marrë faturën e falimentimit të SH.P.K-së”,-tha Basha.
Basha u tha qytetarëve ta refuzojnë LSI-në si alternativë:
Hidhjuani teserat në fytyrë. Ecni në PD,”-tha Basha para qytetarëve të Krujës.
Javën e fundit LSI është gjendur në shënjestrën e një sulmi të sinkronizuar nga ana e PD-së dhe PS-së.
Sulmi është karakterizuar nga shkarkimi i disa zyrtarëve administrativë të LSI-së, shoqëruar me tone akuzash të forta ndaj kësaj force politike në mitingje.
Është një film i parë disa herë dhe në zgjedhjet e kaluara dhe ka ndodhur shpesh që pas akuzave kanë trokitur bashkëpunimet.
Ndaj dhe t’u besosh këtyre sulmeve dhe akuzave mbase nuk do ishte veprimi i duhur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



