Basha takim me ambasadorët Soreca dhe Borchardt
Ambasadori i BE, Luigi Soreca dhe ai i OSBE, Bernd Borchardt do të zhvillojnë ditën e sotme një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Burime nga selia blu kanë bërë të ditur se, takimi mes Bashës dhe ambasadorëve është kërkuar nga këta të fundit.
Të njëjtat burime thanë se takimi ka në qendër të diskutimeve situatën politike në vend, protestat e studentëve e jo vetëm dhe Reformën Zgjedhore.
Pas këtij takimi pritet edhe një dalje publike nga selia blu.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



