Basha thërret mbledhjen strukturave drejtuese në selinë e PD
Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë lëvizjen e radhës pas disa ditë tërheqje për shkak të zhvillimeve të brendshme në selinë blu.
Ditën e sotme në orën 17:00, kreu i PD ka njoftuar një mbledhje të pazakontë të grupit, kryesisë dhe kolegjit të kryetarëve, në selinë e Partisë Demokratike.
Një pjesë e madhe e deputetëve demokratë prej ditësh i kanë kërkuar kreut të PD të dorëhiqet në mënyrë që t’i hapë rrugën një gare brenda partisë.
Lëvizjet në PD nisën pas publikimit të rezultatit zgjedhor të 6 Marsit ku Partia Demokratike zyrtare nuk fitoi asnjë bashki.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



