BASHA ‘VULOS’ KOALICIONIN, I THOTË HAPUR ASTRIT PATOZIT: NUK DO TË KETË OPOZITË FALLCO
Kreu i PD Lulzim Basha ka dhënë një prononcim për mediat fill pas firmosjes së marrëveshjes së koalicionit me aleatët opozitarë si Fatmir Mediu, Vangjel Dule, Shpëtim Idrizi, Nard Ndoka, Dashamir Shehi, Agron Duka dhe Monika Kryemadhi.
Basha tha edhe njëherë prerë se nuk ka zgjedhje me Ramën kryeministër ndërsa iu përgjigj edhe interesit të gazetarëve për partinë e re opozitare, Bindja Demokratike që u regjistrua sot në Gjykatë.
“Nuk do ketë opozitë fallco”, tha prerë Basha për partinë që pritet të drejtohet nga Patozi.
Më shumë nga FJALA E BASHËS:
Në orët e ditët në vijim ky koalicon do zgjerohet me parti të tjera politike, ky koalicion është i gatshëm për partneritet me grupimet qytetare, grupet e interesit.
Kjo fillon duke i dhënë fund krimit elektoral të zgjedhjeve fallco. Ky është angazhimi i parë i koalicionit opozitar. Kurrë më nuk do pranojmë një proces fallso, do angazhohemi fuqimisht përmes aksionit tonë të përbashkët që zgjedhjet e ardhshme, të jenë të lira e të ndershme.
Është e domosdoshme të ndëshkohet krimi elektoral që prodhoi një parlament ilegjitim.
Pakti, marrëveshja opozitare nuk është thjesht një konfirmim i mazhorancës që re politike. Mbi supet tona është një mision më i madh, kombëtar: Për t’i dhënë fund tranzicionit, për zgjedhje me demokraci, me shtetin e së drejtës, ekonomi e kudo. Akti i parë i këtij koalicioni do jetë kombësimi i platformës për zgjedhje të lira të ndershme, reformimi i sistemit politik, ndalja e krimit ekonomik.
Hap i panegociueshëm, largimi i autorit të krimit elektoral, largimi i Edi Ramës dhe një qeveri tranzitore që do garantojë zgjedhje të lira e të ndershme, që t’i diktojë sovrani.
Dua të citoj Thomas Jefferson, tirania është kur populli ka frikë qeverinë, liria kur qeveria ka frikë popullin.
PËR PARTINË E RE
Gjeneza e të keqes ku ndodhemi janë zgjedhjet fallco nga krimi, s’do ketë më zgjedhje fallco, parlament fallco, nuk do ketë më opozitë fallco
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



