E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha:Partia të fillojë menjëherë përgatitjet elektorale
Politikë

Basha:Partia të fillojë menjëherë përgatitjet elektorale

Situata politike në vend, ka qenë fokusi i takimit të kryedemokrati Lulzim Basha me kryetarët e partisë në rrethe. Burime te besueshme, bëjnë me dije Basha ka nisur përgatitjet për zgjedhje të parakohshme dhe vijimin e aksionit politik.

“Vendi është në një krize të thelle shumeplaneshe dhe detyra e PD dhe opozitës është te angazhohet seriozisht për te qenë pranë njerëzve dhe për t’i hapur rruge perspektivës europine të Shqipërisë. Opozita ka dhëne propozimet e veta për zgjidhjen e krizës ne vend, qe kalon përmes zgjedhjeve te njëkohshme parlamentare dhe lokale te parakohshme, me qeveri tranzitore qe garantin standardet për zgjedhjet e lira dhe te ndershme”, ka thënë kreu i PD-së

 

basha seli

Një tjetër strategji e PD-së është edhe ngritja e një shtabi qendror elektoral dhe politik, që më pas do të shtrihet në të gjithë vendin.

“Pranë Partisë Demokratike do te ngrihet shtabi qendror elektoral dhe politik, shtabe qe do te shtrihen ne mënyrë piramidale ne te gjithë vendin.

Puna do te përqendrohet ne planin e ofrimit te zgjidhjes për qytetaret, denoncimeve për aferat korruptive dhe kriminale te Qeverise, bashkimi i faktorëve dhe aktoreve me potencial njerëzor dhe elektorale pranë PD, si dhe hapja e partisë për njerëz me integritet profesional e moral”, ka thënë Basha.

Kryetari i PD i ka paraqitur Kryetareve të Degëve edhe një kalendar të qartë dhe konkret pune, me përgjegjësitë dhe afatet e qarta.

Sa i përket aksionit politik, u vendos që format se si do të vijojë dhe afatet, të përcaktohen në një moment të dytë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.