E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bashkëpunëtoret e Ballukut zhdukin gjurmët  nga rrjetet sociale
Sot

Bashkëpunëtoret e Ballukut zhdukin gjurmët nga rrjetet sociale

A është ky preludi i “fshirjes” së Ballukut nga skena publike?

Pulik.al – “E premtja e zezë” e 31 tetorit duket se është menaxhuar si krizë nga pushteti mediatik i socialistëve. Vdekja e ish-kryeministrit Fatos Nano dhe më herët zhurma e gjyqit të Veliajt, servirën “stuhinë perfekte” për të zhvendosur vëmendjen publike nga goditja më e fortë e SPAK ndaj kabinetit “Rama 4”: hetimi penal i zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Heshtja ulëritëse e mediave kombëtare, mungesa totale e debatit publik dhe trajtimi i çështjes vetëm me nota të buta, ishin pjesë e strategjisë së mbijetesës politike të Ballukut. Madje, u krijua edhe ideja se Edi Rama nuk do ta braktiste si zyrtarët e tjerë të rënë në kthetrat e drejtësisë.

Por një zhvillim i beftë mbrëmë ka ndezur sërish alarmin.

Zhduket gjurma dixhitale e Ballukut

Enturazhi i saj i ngushtë, njerëz që prej dy dekadash e kanë pasur “mision” promovimin dhe lavdërimin e Ballukut në çdo hap të saj publik kanë fshirë ose fshehur thuajse të gjitha postimet, fotot dhe materialet që lidhen me ministren. Një pastrim dixhital i paprecedentë, që ka bërë të ngrihen pikëpyetje të forta:

Po shkëputen lidhjet publike me Ballukun?
Po hiqet influenca e saj nga qarkullimi online?
A është ky preludi i një “zhdukjeje” totale nga qeveria?

Burime të brendshme për Publik.al thonë se takimi i orëve të vona në Kryeministri, që Balluku e kërkoi urgjentisht pas sekuestrimit të telefonave të bashkëpunëtoreve të saj nga SPAK, ka dështuar. Dhe sinjalet e sotme flasin qartë: loja ka ndryshuar.

“Besa e rreme” e oborrit politik

Në këtë “spastrimin dixhital”, ka vetëm një përjashtim: asistentja e saj e përjetshme, e cila ende i mban online postimet servile të viteve të propagandës së pandalshme. Të tjerat… duket se kanë kuptuar diçka më shumë se çfarë po ndodh prapa dyerve të mbyllura.

A po distancohet Rama?

Ngjarjet e fundit tregojnë se:
• Qeveria nuk do të përballet më me kostot morale të Ballukut.
• Forcat e brendshme të partisë po e lënë në baltë.
• SPAK ka hyrë në fazën e shtrëngimit të dosjeve.

Kësaj radhe, as proteksioni i kryeministrit nuk duket se e shpëton dot zv.kryeministren më të fuqishme të pas viteve ’90.

Fotot e publikuara në rrjet nga gazetari Flavio Qarri:

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.