E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bashkëshortja e poetit të ndjerë e zhgënjyer: Agimit  as pensionin nuk ia dhanë!
Sot

Bashkëshortja e poetit të ndjerë e zhgënjyer: Agimit as pensionin nuk ia dhanë!

Në një agjenci funerale u mbajtën homazhet për poetin Agim Doçi, fitues i mbi 50 çmime në festivale të këngës.

Ai u nda nga jeta për shkak të një hemorragjie cerebrale, ndërsa nuk dihet pse institucionet nuk organizuan homazhet në nder të tij.

Yllka, gruaja e poetit, tha se ai nuk është vlerësuar sa duhet.

‘Agimi nuk është vlerësuar sa duhet. Një mjeshtër si Agim Doçi nuk arriti të merrte as pensionin që i ka takuar prej 11 vitesh. Agimit i është bërë vrasje politike’, tha gruaja.

Ndërsa motra e tij tha: ‘Ai nuk është vetëm vëllai im, është pjesa më e bukur e imja dhe atyre që e jetuan me krijimtaritë e tij. Nuk është se na u ofrua ndonjë për homazhe, mendoj se ai është shumë i kënaqur që donte dashurinë e njerëzve dhe jo të institucioneve’.

Agim Doçi ishte një prej krijuesve të shumë teksteve të këngëve shqiptare. Në festivalet e këngës ishte fitues i mbi 50 çmimeve, krijues i më shumë se 3.000 teksteve të këngëve që janë kënduar nëpër festivale i kanë rezistuar kohës dhe vijojnë të dëgjohen dhe sot.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.