Bashkia e Lezhës burim aksidenti, kryen ‘punime’ rrugëve pa asnjë sinjalistikë
Fushata zgjedhore ka nisur e bashkë me të edhe ‘investimet’ e kryebashkiakëve që duan një mandat tjetër nga qytetarët që drejtojnë.
Edhe në Lezhë, fushata zgjedhore ka zgjuar nga “gjumi” Pjerin Ndreun që rikandidon sërish për kreun e bashkisë. Por Ndreu nga “dëshira” për të mbaruar punët sa më shpejt të jetë e mundur, ka ‘harruar’ të vendosë sinjalistika për punimet që po kryen.
Një qytetar ka treguar se në rrugën hyrëse të Lezhës, 500 metra nga kryqëzimi i Rrilës po kryhen punime gjatë natës. Por pavarësisht këtyre punimeve, askush nuk është kujtuar për vendosjen e një sinjalistike që paralajmëron qytetarët për këto punime.
Qyetari që denoncon rastin thotë se këto punime të Ndreut janë një burim aksidenti.
Denoncimi i qytetarit:
Shikoni si bashkia e lezhes ben punime ne rrug pa asnje sinjalistik 100% burim aksidenti vendi ndodhet ne rrugen hyrese te lezhes 500 metra nga krytzimi i rriles. Anonim ju lutem


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



