E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bashkia Elbasan shpall ‘Qytetare Nderi’ Pajtime Fetah, dokument në gjykatë për t’a liruar nga burgu
Uncategorized

Bashkia Elbasan shpall ‘Qytetare Nderi’ Pajtime Fetah, dokument në gjykatë për t’a liruar nga burgu

Ka sjellje të mirë, populli ka respekt për të (sidomos krimi i organizuar)

Një skandal gati i pabesueshëm ka dalë në pah gjatë shqyrtimit të masave të sigurisë nga GJKKO për anëtarët e bandës kriminale të Suel Çelës, pjesë e të cilës ishte edhe ish giyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetah, e cila kishte porositur edhe goditjen fizike të gazetarit Simir Kodra dhe të avokatit Arben Llangozi. Sapo është arrestuar me kërkesë të SPAK, gjyqtarja e rekrutuar nga Suel Çela, Pajtime Fetah ka nisur makinacionet për të dalë nga burgu.

Në seancën për shqyrtimin e masës së sigurisë, Pajtime Fetah dhe avokati i saj kanë paraqitur një dokument të Bashkisë Elbasan, në të cilin thuhej se ish gjyqtarja kishte një sjellje të mirë dhe se gëzonte respekt në popullin e Elbasanit. Në një kohë kur dosja e SPAK konfirmon se gjyqtarja gëzonte respekt nga grupet kriminale dhe se ishte vendosur në shërbim të tyre, Bashkia e Elbasanit, përmes dokumentit, pothuajse e shpall Pajtime Fetah ‘Qytetare Nderi’. Letra e Bashkisë Elbasan u paraqit nga gjyqtarja në seancë në funksion të kërkesës së saj për të ndryshuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Por ky marifet, i cili kompromenton në këtë rast kupolën e Bashkisë Elbasan, u rrëzua nga GJKKO, e cila konfirmoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ të kërkuar nga SPAK. Kujtojmë që jo vetëm Gjykata e Elbasanit dhe segmente të policisë, por edhe kupola e Bashkisë Elbasan është kapur nga krimin i organizuar, i cili dikton emërimet në pozicione kyçe dhe tenderat me vlerë miliona euro.

Nazif Bajrami, i skeduar nga autoritetet zvicerane për trafik kokaine, përlan tenderat e bashkisë përmes kompanisë Bajrami N. Bujar Shega allias Marsel Shega, i arrestuar me kërkesë të SPAK në Milano si pjesë grupit të Suel Çelës dhe për trafik koakine nga vendet e Amerikës Latine, fiton tendera në Bashkisë Elbasan përmes kompanisë Viola Green. Gentian Sharra, i arrestuar nga SPAK si pjesë grupit kriminal të Talo Çelës, ka fituar miliona euro tendera në Elbasan, përmes bashkëshortes Olta Sharra. Dhe këto figura të krimit nuk janë të vetmet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.