Bashkimi Evropian humbi përballë Rusisë në Maqedoni
Rezultati i referendumit në Maqedoni ka qenë tepër zhgënjyes por mbi të gjitha shumë befasues pas asaj mbështetje që Kryeministri Zoran Zaev ka marrë nga Bashkimi Evropian, SHBA dhe NATO.
Për një muaj rresht Maqedonia ishte në qendër të vëmendjes evopiane dhe për vizitë kanë qenë liderë të rëndësishëm si Angela Merkel, Sebastan Kurz, May e Britanisë apo edhe sekretari i NATO-së. Por, edhe Zaevin e ftuan të mbante fjalim në Parlamentin Evropian.
Pra, të gjithë këta dhanë mbështetjen e tyre për Zaevin i cili ishte pro marrëveshjes me Greqinë edhe pse do të ndryshohej emri në atë Maqedonia e Veriut.
E megjithatë rezultati zhgënjyes, pasi shumica preferuan të vepronin sikur Ivanov duke e bojkotuar referendumin. Ndërkaq kundër kësaj marrëveshje ka qenë krahu nacionalist që mbështetej indirekt nga Rusia.
Madje gjatë vizitës në Shkup edhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, akuzoi Rusinë se po përpiqet të pengojë referendumin e 30 shtatorit në Maqedoni, i cili synon miratimin me votë popullore të marrëveshjes që parashikon ndryshimin e emrit të shtetit në “Republika e Maqedonisë së Veriut”.
E dështimi i BE-së dhe SHBA-së në këtë votim e tregon se Rusia ende ka ndikim në këtë shtet dhe mbështetje të konsiderueshme.
E kjo nuk është sinjal i mirë edhe për shqiptarët, sidomos për Kosovën që pret të bëjë marrëveshje me Serbinë. Në rast të tilla skenare dështimi atëherë shtyhet integrimi evropian edhe për Shqipërinë dhe rritet totalitarizmi./albeu.com/
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



