Bashkinë e Tiranës e ka marrë lumi e llumi..

Shirat e djeshëm dhe tubacionet që kanë shpërthyer kanë permbytur godinën/katin e parë të Bashkisë Tiranë.
Burime nga brenda Bashkisë na njoftojnë se janë dëmtuar rëndë sallat dhe dokumentacionet e arkivës,gjendjes civile dhe biblioteka.
Korridoret katit të parë janë përmbytur e përbaltur krejtësisht.
Në Bashki mund të futesh vetëm meçizme llastiku.
Absurde është se stafi i Bashkisë po përpiqet ta mbulojë këtë skandal. Punonjësit e besuar e militantë të Bashkisë janë thirrur dhe angazhuar për pastrim.
Asnjë tjetër nuk lejohet të hyjë në ambientet e Bashkisë Tiranë.
Paranoja e ndonjë fotoje që tregon skandalin ka bërë të ngrihet një postobllok militantësh në hyrjet e Bashkisë.
Ftoj çdo qytetar në menyrë vullnetare të shkojë te Bashkia Tiranë e të kontribuojë të pastrojë ujin e baltën që e ka përmbytur.
Të shpëtohen dokumentat e arkivit dhe gjendjes civile.
Bashkia e Tiranës,ajo që merr çmime ndërkombëtare të porositura…sot është mes ujit baltës e fekaleve.
Qindra dokumente janë prishur e zyrat kryesore janë bërë të papërdorshme.
Përpjekja e kryetarit të Bashkisë për ta mbajtur të fshehtë këtë situatë të degraduar është qesharake.
Kur të merr lumi përpara nuk ka propogandë që të shpëton.
Bashkinë e Tiranës sot e ka përmbytur megallomania dhe përpjekja për të krijuar një Tiranë virtuale e fasadë.
Bashkinë e Tiranës e ka marrë lumi…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



