E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Begaj-Rama, kampionë të pa diskutueshëm në disiplinat e tyre
Sot

Begaj-Rama, kampionë të pa diskutueshëm në disiplinat e tyre

Dy realitete të ndryshme shqiptare brenda një dite ; Romela Bega shpallet kampione e botës në peshëngritje dhe kryeministri Rama, kampion kombëtar në ecjen mbi goma. Të dy kampionët kanë shënuar edhe më herët rekorde të ndryshme në sport. Begaj nga e saj i është përkushtuar gjatë gjithë jetës peshëngritjes, ndërsa Rama ka ushtruar sporte të ndryshme.

Fillimisht ai ka provuar veten në basketboll, ku pavarësisht se shumë analistë sportiv përmendin vetëm aftësitë e tij për të prishur lojën e kundërshtarit, Rama ka arritur megjithatë të jetë lojtar rezervë i Dinamos dhe kombëtares. Ndërsa gjatë kohës që po ushtron politikën, Rama i është kthyer sërish sporteve, por në disiplina të reja, të pa njohura më parë.

Para shumë vitesh ai themeloi sportin e prerjes së shtyllave me sëpatë, ndërsa vijon të mbetet kampion edhe aty. Së fundi, ai u pa këto ditë duke mbajtur ekuilibrin në një ecje të pa zakontë mbi goma. Pritet që këtij sporti të ri ti bashkëngjiten miqtë e tij Thaçi, Vucic dhe Erdoğan.

Urime të dy kampionëve shqiptarë Begaj e Rama për rekordet e tyre

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.