E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Uncategorized

Ben Blushi: Ja si rashë në kurthin e Lul Berishës

 I ftuar në emisionin “Opinion” Ben Blushi ka deklaruar se nuk e njihte Lulzim Berishën dhe foto me të ishte shkrepur rastësisht teksa ai kishte dal në takimet elektorale në Durrës.

“Unë nuk e njoh, ai është kriminel, ka qenë në burg, si mund ta njihja unë”, është shprehur Blushi.

Ai tha se kishte rënë në kurthin e PS, pasi zyra e shtypit të PS sipas Blushit ka tentuar ta shpërndaj edhe më tej foton nëpër media

Mesazhi që Lul Berisha dërgoi për Ben Blushin gjatë emisionit

Ben Blushi sqaroi mbrëmjen e sotme se ka rënë në kurthin e Lulzim Berishës, ndërsa po takonte qytetarët e Durrësit, por ky i fundit nuk ka vonuar t’i dërgojë një mesazh live në studion e ‘Opinion’.

Lulzim Berisha i dërgoi një mesazh moderatorit të emisionit, Blendi Fevziut, ku i shkruante:

“Unë jam takuar edhe herë tjetër me Blushin, kur ai ka qenë ministër.”

Blushi mohoi këtë pretendim të Berishës duke theksuar se nuk e njeh atë dhe nëse do e kishte takuar më parë, nuk do të kishte pranuar të bënte foto me të në Durrës.

Përgjatë debatit me gazetarët në studio, Blushi tregoi faktet dhe provat që vërtetojnë që ai ka rënë në kurthin e Rilindjes.

“Unë nuk e njoh, ai është kriminel, ka qenë në burg, si mund ta njihja unë”, – deklaroi Blushi.

Kreu i LIBRA-s tregoi se kishte rënë në kurthin e PS, pasi zyra e shtypit të PS, sipas Blushit, ka tentuar ta shpërndajë edhe më tej foton nëpër media.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.