Benet Beci: Një ditë në javë, bashkia e Shkodrës do t’i ketë dyert e hapura
Benet Beci, kandidati fitues i zgjedhjeve në Shkodër, falenderoi sot qytetarët që i besuan një mandat për të drejtuar bashkinë.
Gjatë një takimi falenderues, Beci tha se një ditë në javë bashkia do t’i ketë dyert e hapura për të gjithë qytetarët.
Ai u zotua se do të aktivizojë edhe platformën digjitale që të jenë në dijeni të problemeve të të gjithë shkodranëve.
“Falënderoj nga zemra të gjithë votuesit e mi. Dua të krijoj një bashki me dyer të hapura. Një ditë në javë do të jetë bashkia e dyerve të hapura, ku do të pres dhe përcjell, do të diskutoj me secilin që ka një problem për ta zgjidhur këtë problem. Do duhet të aktivizojmë edhe platformën digjitale, të jem në dijeni të problemeve. Falënderoj Spiropalin. Shumë faleminderit është pak kryeministri Rama. Më nxite që të pranoja ftesën për hyrje në politikë”, theksoi Beci./
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



