Benet Beci zeron punën disa vjeçare me web-faqen e bashkisë dhe bllokon informacionin e shërbimet për publikun
Ajo që po ndodh prej javësh me faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër (www.bashkiashkoder.gov.al) është një prej skandaleve më të mëdha dhe të rënda që ka prodhuar që prej marrjes së detyrës Benet Beci dhe stafi i tij.
Duke tentuar ndërrimin e kompanisë që ka ofruar shërbimin, (me shumë gjasa për arsye korruptive) apo ndoshta edhe për të vepruar në mënyrë abuzive me pas me të dhënat që kjo faqe dhe i gjithë sistemi kanë patur, e kanë zeruar punën disa vjeçare tejet profesionale që është bërë me këtë faqe. Një website që ka informuar por edhe ka shërbyer për kryerjen e një sërë aplikimesh online nga qytetarët dhe bizneset.
Tashmë ato nuk munden prej javësh të kryejnë aplikime si në zyrën me një ndalesë ashtu edhe tek shërbimi i taksave, pasi i gjithë sistemi ka rënë dhe janë fshirë kolona të rëndësishme të të dhënave. Asnjë përgjegjësi, asnjë ndjesë dhe asnjë informacion nuk jepet nga Bashkia Shkodër që po tenton ta kalojë në heshtje këtë skandal, pasojat e të cilit janë tejet të rënda.
Për informacionin e qytetarëve, faqja e Bashkisë Shkodër ka patur si programe informimi dhe shërbimi:
-Projekti i Zyrave të Integruara me 1 Ndalesë te Bashkisë Shkodër & NjA-ve, niveli 5 teknik sipas Aksh-it
-Transparenca e Buxhetit
– Sistemi i integruar i taksave e tarifave i aksesueshëm dhe i përllogaritshem direkt nga faqja
-Moduli i raportimit te problematikave dhe ndjekjes së zgjidhjes së tyre nga qytetarët
-Platforma e ndërveprimit të qytetarit me Këshillin Bashkiak
-Modulet e punësimeve, te shpalljeve sipas ligjit, i shpalljeve publike për shoqërite civile,
-Promovimi i shërbimeve dhe objekteve turistike e kulturore, etj.
-Ky veprim okult që nuk dihet se kujt i shërben dhe për cfarë qëllimesh është kryer në këtë kohë sezoni turistik, kërkon jo vetëm një hetim të thelluar por edhe ndëshkim për urdhëruesit e këtyre akteve skandaloze.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



