Beni dhe Nardi,LERENI ERIONIN DHE SOTIRAQIN PA FASADË!
“Amicus Plato, sed magis amica veritas”
…që do të thotë: “mik e kam Platonin por më mike kam të vërtetën”
Këta dy djem unë i kam shokë. Sidomos Nardin, që prej mbi 35 vitesh. Ndaj nuk u ndjeva kur kandiduan me Bindjen për kryetarë bashkish njëri në Tiranë e tjetri në Korçë. I njoh për çuna me mend dhe integritet ndaj besova se dinë ç’bëjnë.
Por sot, pavarësisht qëllimit të mirë, prania ende si alternativë në listat e votimit thjesht legjitimon aventurën totalitariste të Ramës. Beni dhe Nardi! Nuk besoj se as njëri as tjetri nuk ka as më të voglin shans teorik të fitojë! Ndaj – meqë hera herës edhe ma keni lypur një mendje si shok a si profesionist – po ua them këshillën time:
DERI TË SHTUNËN KENI KOHË TË BËNI ATË QË BËRI Indrit Hoxha NË PARLAMENT! LERENI ERIONIN DHE SOTIRAQIN PA FASADË!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



