Benz tipi i vjetër! Banesë te Blloku!
Nga Artan Fuga

Città di Italiani
Mesa kuptova nga përgjigjet në bisedën para gazetarëve në televizion, banesat dhe zonat urbane në Tiranë janë ndarë dhe do të ndahen sipas kësaj logjike urbane:
Kullat në qendër, meqë shqiptarët nuk kanë lekë për të blerë atje, do t’u shiten italianëve që banojnë në Tiranë. Paska nja tridhjetë mijë.
Me siguri pensionistë italianë që vijnë shtyjnë ditët e pensionit te ne.
E mirë!
Pra, do të jetë bulevardi i italianëve.
Pse Paris, New Yorku, Melburni të kenë China Town, kurse Tirana mos ketë një Città di Italiani!
A nuk e bën bulevardin kryesor italianët!!! Dhe zgjatimin ata do ta kenë. Nga kullat do të na shohin ne indigjenëve si shtyjmë karroca, qerre, shkatarrina!!!
Këta pushtetarët, pasanikët dhe ca shërbëtorë të tyre janë andej nga Lundra, nga Selita, nga Farka a ku e di unë. Me një fjalë me veprimin e tyre na thonë : Ku jetohet në atë qytet lemerie! Na jepni votat për urbanizimin që bëmë, por ai është urbanizim për ju, dhe jo për ne!
Vdisni mes plehrave dhe zhurmave!
Të ardhurit le të rrinë atje nga Kombinati, Kamza, Bathorja. Janë mirë ata sepse atje kanë vila. Puna është se nuk kanë as punë, as akses në kulturë e në shërbimet urbane.
Jashtëëë!
Ka ndonjë bathorist në ndonjë ministri? Mos u tall.
Tiranasi i mesëm dhe i varfër në këto rrugët dytësore, në kazbah, me plehra, trotuare të prishur, me mure të rrënuar, kush ka kohë të merret me ne!
Ja konfiguracioni urban i shpërndarjes së popullsisë në Tiranë.
Ah harrova bllokun, ku Tiranasit nuk ngopen duke ngrënë mollën e ndaluar, … të helmatisur.
U duket vetja si byroist!
Jo më kot moda e viteve ’90:
Benz tipi i vjetër!
Banesë te Blloku!
Si t’ja bëjmë kësaj, mo si t’ja bëjmë!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



