Berberi i ARRSH i dha tenderin firmës së ish-ortakut tek Unaza e Madhe!

Berberi “gjurmë” dhe te Unaza e Tiranës

Ekspertët ngrenë alarmin për abuzimet me Korridorin 8 dhe fondet e BE

Në 8 tetor 2021, kreu i ARRSH, Evis Berberi ka firmosur tenderin me vlerë 23 milionë euro për kompanitë ALKO-IMPEX dhe 2T, për ndërtimin e Unazës së jashtme të Tiranës, Loti 7.

Pronarët në letra të dy kompanive fituese janë Arbër Abazi dhe Artan Sako. Arbër Abazi është nipi i ish deputetit të PS, Sadri Abazi. Artan Sako është vëllai i ish-kreut të Gardës, Gramoz Sako.

Për të mbikqyrur punimet e ALKO-IMPEX dhe 2T, për ndërtimin e Unazës së Jashtme të Tiranës, Loti 7, Vis Berberi ka përzgjedhur në datën 10 nëntor 2021 si fituese e tenderit grupin e kompanive “NET-GROUP” dhe “ARABEL – STUDIO”.

Administrator dhe pronar i kompanisë supervizuese Net-Goup është Valter Begaj, shoku dhe ish ortaku i Vis Berberit, i njohur edhe si banomati i drejtorit të ARRSH.

Berberi dhe Begaj kanë lidhje biznesi bashkë dhe disa fakte ngrenë dyshime të forta se kanë pastruar para.

Kompania Net-Goup është themeluar nga Valter Begaj në gusht të vitit 2017.

Vis Berberi ma qenë punësuar në këtë kompani, madje ka qenë drejtues teknik i saj.

Ky dokument zyrtar tregon se Evis Berberi ka qenë drejtues teknik i kompanisë B-VAAL ENGINEERING, e cila ka ndryshuar emrin duke u bërë Net-Goup.

Vis Berberi i ka dhënë tenderin kompanisë ku më parë ka qenë drejtues teknik.

Po pse Berberi doli kaq hapur, i dha tender kompanisë së tij si drejtues teknik, duke rrezikuar një ditë burgun?

Arsyeja është shumë thjeshtë. Në asnjë tender nuk mund të vidhen paratë publike pa bashkëpunimin me mbikqyrësin e punimeve.

Çfarë ka ndodhur në rastin konkret?

Vis Berberi, Arbër Abazi dhe Artan Sako kanë mbyllur pazarin për tenderib 23 milionë euro. Pjesë të këtij pazari kanë bërë edhe Valter Begajn, ish punëdhënës i Vis Berberit, për të mbikqyrur punimet.

Vetëm nga mungesa e diferencës mes fondit limit dhe ofertës fituese, në këtë tender, janë përvetësuar 3 milionë euro, pa llogaritur fitimet normale të dy firmave fituese dhe fitimet nga certifikimi i punimeve të pakryera dhe devijimeve të vogla.

Vis Berberi pastrim parash me Valter Begajn

Në 7 shtator 2018, Evis Berberi, sot drejtor i ARRSH-së, i blen Valter Begajt kompaninë ‘B- VAAL ENG-10’, me nipt L72205042F, për 100 mijë lekë. Kompania e themeluar në tetor 2017 kishte dhe ka si objekt studim, projektim, mbikëqyrje dhe kolaudim objektesh ndërtimore etj.

Një muaj më pas, Berberi i ndryshon emrin kompanisë nga ‘B-VAAL ENG-10’ në DAAM.

Pesë muaj më vonë, në 31 janar 2019, Evis Berberi ia shet kompaninë Brunilda Bulit, për 500 mijë euro, një lëvizje klasike kjo pastrimi parash, kontrata fiktive, falsifikime etj.
Nga bilancet e kompanisë së re rezulton se fitimi në vitin 2018, pra disa muaj pas themelimit, është 120 mijë euro.

Nëse fitimi vjetor ishte 120 mijë euro, si ka mundësi që Valter Begaj e shet kompaninë për 100 mijë lekë shokut të tij, i cili ia shet më pas shoqe Brunildës për 500 mijë euro?!

Ku i mori Brunilda Buli 500 mijë euro për të blerë kompaninë?

Nuk ka shumë dyshime se kemi të bëjmë me një skemë të pastër pastirimi parash.

Berberi e ndërmori këtë lëvizje fiktive jo vetëm për të pastruar dhe legalizuar 500 mijë euro, por edhe për një arsye tjetër, pasi do të emërohej drejtor i Agjencisë së Eficiencës së Energjisë si dhe koordinator i projektit për punimet që u zhvilluan në Spitalin e Ri Rajonal Memorial në Fier, para se të bëhej drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar në qershor 2021.

Po a kryente vërtetë ndonjë aktivitet kompania DAAM?

Çfarë del në librat e shitjes dhe blerjes së kompanisë kur drejtohej nga Berberi?
Aventura nuk mbaron këtu. Në 23 dhjetor 2021, Brunilda Buli ia shet sërish kompaninë shokut të Evis Berberit, Valter Begaj, tashmë për rreth 2 milionë euro.

Në 21 shkurt 2022, Valter Begajt ia shet kompaninë Ervis Lamit, për rreth 2 milionë euro.

Një muaj më vonë, Ervis Lami pendohet dhe ia shet sërish kompaninë DAAM Valter Begajt. Me mbarimin e sagës së shitblerjes, befas fitimet e kompanisë përgjysmohen, edhe pse logjikisht duhet të rriteshin.
Ka dyshime të arsyeshme bazuar në prova se kompania është e Evis Berberit, ndërsa ka përdorur shokët dhe shoqet e tij, për ta kamufluar, për të evituar formalisht konfliktin e interesit, por gjithsesi pastrimi i parave mbetet.

 Çfarë konstatoi KLSH për Berberin?

Në muajt maj dhe korrik të viti 2023  Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar dy raporte që ka zhvilluar brenda Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Nga analiza dhe kërkimet KLSH thotë se në ARRSH ka konstatuar zhdukje të dokumenteve të mbledhjeve të bordit drejtues, pagesa të dyshimta të anëtarëve të bordit, vendime pa rend dite, pa dokumentacion shpjegues dhe pa rezultat votimi etj.

Manovrat me tenderat apo ndryshimi i kontratave gjatë procesit të punës janë një tjetër problem që është ngritur nga KLSH.

Por, në auditim del se në Autoritetin e drejtuar nga Evis Berberi mbeten problem largimet nga puna pa kriter dhe të pajustifikuara nga ana administrative.

KLSH konstaton se “vlera totale prej 92,400 Euro të fituara nga punonjësit e larguar nga puna, deri në këtë shkallë të gjykimit, konsiderohet shpenzim pa ekonomicitet, eficencë dhe efektivitet në buxhetin e shtetit e cila është në kundërshtim me Manualin e Operimit të Projektit” thuhet në raport.

Por këto janë vetëm një pjesë e shkeljeve në të cilat del emri i Berberit.

“Ndëshkimi” i Korridorit 8

Ajo që ka ndodhur me ndryshimet e herëpashershme të studimeve të projekteve, siç konstatonte KLSH, ka shtuar kostot edhe në ndryshimet të gjurmëve, fakt që ka dërguar në rritjen së çmimeve për disa segmente të Korridori 8. Ky është i vetmi projekt madhor që lidh detin Adriatik me Detin e Zi dhe që kalon mes vendeve të NATO-s, por që vazhdon të mbetet ende më shumë në letër për shkak të shumë problematikave që kanë hapur institucionet shqiptare, përfshi Autoritetin e Rrugor Shqiptar.

Në këtë situatë gjeopolitike të krijuar nga pushtimi rus ndaj Ukrainës, ky korridor do të ishte një zgjidhje e rëndësishme, pasi do të çimentonte rolin strategjik të Shqipërisë në sigurinë e Europës Juglindore, dhe do të plotësonte kontributin që japim me TAP në sigurinë energjetikë të Europës. Sipas ekspertit të ekonomisë, Eduart Gjokutaj, ka një arsye se përse këto projekte nuk arrijnë të finalizohen.

“ Në radhë të parë  ata që janë përgjegjës direkt janë ministrie përkatëse Ministria e Infrastrukturës e cila nëpërmjet ARRSH bën gjithë termat e referencës dhe projektet  dhe japin garancitë e nevojshme për të hyrë në marrëdhënie kontraktuale. Në momentin që nuk arrihen të garantohen fondet në kohë  sa është buxheti dhe sa do merren nga fondet e huaja  dhe sa kredi  nuk arrihet kuptohet se si do administrohen këtu kemi përgjegjësi edhe penale” u shpreh Gjokutaj.

Nisur që prej vitit 1994 ky aks investohet në segmente, në mënyrë anemike dhe më pas fiken dhe harrohen. Edhe pse kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës kohë pas kohe kanë dalë dhe e kanë përmendur këtë Korridor, por në vend të kilometrave të shtuara kanë mbetur vetëm shiritat.

BE dhe institucionet shqiptare

Pas interesimit të emisionit Vetting, pranë Zyrave të Bashkimit Evropian, zyrtarët europian konfirmuan se financimi për këtë projekt nuk ka ndaluar edhe pas kritikave për vonesat në proces.

Por pavarësisht kësaj mbështetje, Shqipëria vijon të krijojë hallkë pas hallke që shtyn pa fund përfundimin e këtij Korridori. Ajo që ka shtuar tashmë fondet është pikërisht ndryshimi i gjurmës së projektit fillestar.

Kështu autoritetet shqiptare kanë në projekt një tunel prej 3 kilometrash. Sipas ministres Balluku, kjo zgjidhje u arrit pas negociatave mes autoriteteve rrugore të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut si dhe ministrive përgjegjëse të Infrastrukturës.

Kjo ka zhvendosur në një trase krejt të re segmentin e fundit në territorin shqiptar, nga ura e Bushtricës në Qukës për të dalë afërsisht pranë grykës së quajtur “Shkalla e Skënderbeut” në kufi me Maqedoninë e Veriut, në gjatësi 10 kilometra.

Për këtë ndryshim autoriteti Rrugor tenderoi “Studim dhe projektim i aksit rrugor Bushtricë – Pika doganore, Korridori VIII” me një shumë prej 450 mijë eurosh në dispozicion. Por inxhinieri Nazarko thekson se devijimi është i panevojshëm dhe me kosto të lartë.

“Kanë filluar punimet, por me ritme të ngadalta  po punohet me segmente të caktuara të Korridorit të 8 dhe një arsye është rruga qukës Qafë -Plloçë  që shteti shqiptarë e sfumon  në formën e vetë duke  financuar lekët e buxhetit  të shtetit  dhe lekët e kredive që kanë marr për një rrugë panoramike e cila nuk është se do ta ndihmojë shumë  lidhjen e Durrësit, Tiranës me qytetin e Korçës”

Por, sipas ekspertëve, akset nuk janë mbaruar në kohë për shaka se Buxheti i Shtetit ekspozohet më shumë nga  sa duhet.

“ Mungesa e planifikimit të duhur dhe harmonizimit të fondeve dhe pjesë që dalin përtej asaj që ka planifikim përtej buxhetit të projekteve në kohë  që është humbje për ekonominë dhe qytetarët” u shpreh Gjokutaj

Problemi, sipas ekspertëve, lidhet edhe me paaftësinë për të dhënë siguri ndërkombëtarëve për financime në tërësi.

“ Për sa kohë ti merr fondet e BE dhe i keqpërdor, i shpërdoron dhe Bashkimi Europian nuk ke gojë ti kërkosh” u shpreh Nazarko

Por a duhet të mbajë dikush përgjegjësi?

Eksperti i ekonomisë  Eduart Gjokutaj u shpreh për Vetting se, institucionet janë ato që duhet  të  planifikojnë akset në bazë të  fitimeve dhe zhvillimeve.

“E kemi investuar më shumë se 4 triliardë lekë në 25 vite  dhe ende nuk ka përfunduar pjesa e atyre që janë nevoja të infrastrukturës” u shpreh Gjokutaj.

Ndërkaq, inxhinieri Nazarko sqaron se shteti nuk ka pse investon miliona euro në rrugë  të dorës së dytë ndërkohë që paraja qëndron pas Korridorit të 8.

“ Duhet ta shfrytëzojmë duke i dhënë prioritet  me të gjitha kapacitetet që pnimet të avancojnë” u shpreh Nazarko.

Ajo që bien ë sy është fakti se, ndërkohë që në Maqedoni ky projekt ka ecur më shpejt, në Shqipëri është ende në studim projekti.

Sipas ekspertit Arben Meçe, nuk ekziston kurajo të thuhet se ky Kotridor do finalizohet  duke shpallur vetëm segmentime apo zgjerime të traseve.

“Ne duhet të kemi kurajon dhe të themi nuk po  bëjmë zgjerime por  me forcat tona po bëjmë koridorin 8” U shpreh Meçe

Ndërkaq fitimi i munguar që do të shpërndahej tek qytetarët është përllogaritur deri në 1 miliardë euro.

“Një fitim të munguar  që kalon  mbi 1 miliardë euro” u shpreh Gjokutaj.

Por, ekspertët nuk e fshehin se për këtë korridor nuk është vetëm çështje fondesh por vullneti. Ndikimi i shteteve fqinje u ka dhënë përparësi koridorit 10 ndërsa ana tjetër e ekspertëve sqarojnë se kjo rrugë me disa forma të ndryshme transporti ka mbëtur për faj të politikave të brendshme.

“Politika e dobët në vend ka bërë që  ka fuqi për të ndërhyrë  që ka të bëj me korrupsionin  kemi rastet e AZHBR, rastet e fondeve të BE- së me rindërtimin të tërmetit” u shpreh Nazarko.

Rrugët “në rrugë”

Afati duhet të jetë operacionalizimi i segmentit para vitit 2030, dhe jo më vonë se 2040. Por,  mes dërgimit  të parave te ortakët  dhe zgjedhjes së përfundimit të këtij Korridori, bastin deri më sot e ka fituar e para, duke i lënë segmentet të palidhur, me disa studime të paguara disa herë  dhe më shumë pak metra  reale asfalt në terren  dhe asnjë trase treni ngjitur.

Kjo rrugë sipas ekspertëve  nuk është thjeshtë një rrugë makinash, por në rrugë nga ku ekonomia shqiptare  mund të kishte  sot një fytyrë tjetër.

Publikuar nga Publik Media