E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Berberi i eurove” në ARRSH i jep  2 miliardë I.D.K – KONSTRUKSION
Sot

“Berberi i eurove” në ARRSH i jep 2 miliardë I.D.K – KONSTRUKSION

Tashmë drejtorët si Berberi i EUROVE janë akoma më të qetë nga presioni i votës dhe rifilluan normalisht punën që dinë të bëjnë më mirë, të organizojnë dhe të japin tendera të dyshimtë.

‘Berberi’ i famshëm i parave të buxhetit të shtetit, Evis Berberi i Autoritetit Rrugor Shqiptar ka dhënë 2 miliardë lekë të vjetra nga paratë e shqiptarëve për të mbushur xhepat e Barjam Dalipaj të I.D.K – KONSTRUKSION.

Ky person është tashmë i njohur pasi kompania e tij ka fituar jashtëzakonisht shumë tendera për sinjalistikë, ku një pjesë shumë e madhe e tyre ka qenë pa konkurrencë. I tillë është edhe rasti i sotëm. ARRSH ka organizuar tenderin me numër reference REF-66738-04-20-2023 dhe me objekt “Përmirësim i sinjalistikës horizontale, vertikale dhe pajisjeve të sigurisë rrugore në akset e Rajonit Jugor, Loti 3 (2023)”.

Bëhet fjalë për një fond limit prej 166,545,176 lekësh të reja pa TVSH ose gati 2 miliardë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Ju do mendonit se në këtë garë kanë marrë pjesë një numër i lartë firmash, por jo, ka marrë pjesë vetëm një firmë.

Pikërisht ajo që ka fituar edhe tenderin. Ka qenë I.D.K – KONSTRUKSION e cila ka marrë pjesë e vetme në këtë tender duke ofruar një vlerë prej 163,061,566 lekë të reja pa TVSH ose rreth 2 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Me një krahasim të thjeshtë të shifrave, shikohet qartë se oferta fituese është thuajse sa 100% e fondit limit te tenderit. Të gjitha sa më sipër rrisin fort dyshimet se kemi të bëjmë me një abuzim të pastër me paratë e shqiptarëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.