Berisha: Biznesmeni Pëllumb Gjoka që është mik për kokë i Ramës,donte të emëronte kreun e SPAK-ut
Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka ngritur akuza se biznesmeni Pëllumb Gjoka, i arrestuar gjatë operacionit “Metamorfoza” për lidhje me krimin, donte të emëronte kreun e Prokurorisë Anti-Korrupsion.
Berisha u shpreh se Pëllumb Gjoka ishte mik për kokë i kryeministrit Edi Rama.
“Pëllumb Gjoka ishte mik për kokë i Edi Ramës. Ai po emëronte kreun e SPAK.
Kondili, që dërgoi dosjen e Bajrave në Shkodër bashkë me një tjetër, shpalli se këta nuk janë organizatë kriminale, sa mori Kondili e dinë kazinotë e Pëllumb Gjokës.
Kondili, të cilit bodyguardi i Pëllumb Gjokës i rrinte mbrapa në kazino për ti dhënë topat me euro, do na dilte nga Rama edhe kryetar i SPAK”, tha ish-kryeministri, gjatë prezantimit të librit në anglisht “Farsa elektorale e 14 Majit”.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



