E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha denoncon: Rritja e çmimit të ushqimeve është qeveritare, hiqni monopolet dhe vjedhjet
Politikë

Berisha denoncon: Rritja e çmimit të ushqimeve është qeveritare, hiqni monopolet dhe vjedhjet

kryeministri Sali Berisha ka denoncuar rritjen e çmimit të ushqimeve bazë duke u shprehur se kjo është një lojë qeveritare.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha deklaroi se kjo situatë vjen pasi qeveria ka monopolizuar tregun. Ai i bën thirrje shtetit që të marrë masa dhe të ndalojë vjedhjet.

“I bëj thirrje INSTAT të konsiderojë bashkëpunimin e tij me institutin e statistikave në Shqipëri, që është kthyer në një instrument të qeverisë. Duhet të marrë fund marrja e pushtetit të parlamentit nga qeveria. Dëgjova zotin Dule të flasë për regjistrimin. Kush mund t’i besopjë një regjistrimi nga ky institut. Nuk i beson dot me të dhënat demografike e sociale. Nuk i beson dot në asgjë. Është kthyer defakto në një papagall të Edi Ramës. Kush i beson infl;acionit të tyre. Japin shifrën që u jep qeveria. Të ndalet dhënia e inflacionit nga ky institut dhe nga Ministria e Ekonomisë dhe t’i kalohet Bankës së Shqipërisë. Një inflacion nga 20% deklarohet në 7%. Dhe marrim vesh çmimet nga deputeëtë. Nuk zgjidhet çështja e çmimeve. Çështja e çmimeve ka kompensimin. Po ju kujtoj një moment në vitin 92’. Nxorrëm bukën të cilës iu rrit çmimi 10 herë, por kompensuam 10 fish çmimin për çdo qytetar. Energjia ka çmim të rregulluar, por jo shporta. Ka çmim të kompensuar. Kaq shumë i keni futur duart, keni krijuar këto monopole sa që tani po përpijnë.

Qytetarët e kanë të qartë se rritja e çmimeve është qeveritare, për shkak të monopoleve të krijuara. Nuk shpëtoni dot duke bërë si personazhet e gogolit. Hiqni monopolet, hiqni vjedhjet dhe tregoni pak shpirt për qytetarët shqiptarë. Mos luani me statistikat. Ndaj jam këtu për të denoncuar me forcën më të madhe, shkatërrimin që i bëhet Institutit të Statistikave. Kërkoj ndërprerjen e marrëdhënies me agjencisë së mashtrimit qeveritar dhe institutit të statistikave. Do bëjmë të gjitha demarshet tona pranë Parlamentit Europian” – tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.