E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha i bën  KE-së , largojeni nga komisioni këtë njeri!
Sot

Berisha i bën KE-së , largojeni nga komisioni këtë njeri!

Berisha ka folur edhe në lidhje me drejtorin e Ballkanit ne BE, i cili siç tha dje kreu i PD Lulzim Basha, ka kerkuar nga aleatët e Bashës të futen në zgjedhje pa PD.

“Ka presione, shantazhe të ndryshme, por e vërteta na detyron të qëndrojmë të palëkundur. Këtu para 5-6 ditësh erdhi një misionar, një i dërguar, mblodhi partitë e tjera të opozitës…cfarë u tha drejtori që erdhi nga Brukseli kryetarëve të partive opozitare? U tha tani lëreni PD, ta kalbin PD dhe Lul Bashën dhe futuni merrni ato mandate se u erdhi radha. Rrodhi me misionin të shaktërrojë opozitën, të ndërtojë opozitën e emëruar sipas Ramës.

Dy gjëra do i them atij, ti nuk erdhe nga komiterni, se ka dekada që ka përfunduar në koshin e plehrave të historisë, i sigurt jam se nuk more porosi nga Komioni i BE, se është institucion që ndertohet mbi vlera, por erdhe këtu ose si anëtar i Klubit 4700 euro m2 ose erdhe si Anëtar i Klubit të Kanabisit të Ramës.

Misionin tënd të turpshëm, je treguar shumë i pamend, sepse ata burra që takove aty atë ditë përfaqësues të partive aleate i kanë këtu anëtarët prej 56 ditësh.

Dhe dëgjo tani se dhe emrin nuk ta di, por do ta them një fjalë, nëse ata s’do kishin ardhur në këtë cadër me vullnetin e tyre të lirë, Rama do tu kishte bërë atyre cdo shpërblim, nëse ata sdo ishin në cadër, Rama do ishte i gatshëm nëse pranonin t’u falte secilit nga një magazinë si ajo e Përmetit me 50 milionë euro në arkë, narkoeuro.

E di çna kujtove ti? Kohërat e perandorisë osmane kur sulltani para se të dërgonte ushtrine dërgonte qeset me para, turpi të mbuloftë, erdhe këtu të blesh mandate për llogari të Ramës.

Thirrja ime për KE, largojeni nga komisioni këtë njeri, ky është një akt i shëmtuar i turpshëm…”, deklaroi Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.