E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha i përgjigjet Gazmend Bardhit: Lodheni kot! Revolucioni nuk ndalet me falsifikime
Politikë

Berisha i përgjigjet Gazmend Bardhit: Lodheni kot! Revolucioni nuk ndalet me falsifikime

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me konferencën për shtyp të mbajtur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi, i cili publikoi listën me 69% të firmave që kishin vendosur pro mbajtjes së Kuvendi Kombëtar më 11 dhjetor.

Përmes një deklarate të shpërndarë nga zyra e shtypit, Berisha nënvizon se lista e paraqitur është e falsifikuar. Sipas tij ky veprim nga selia blu vjen me qëllimin e vetëm që të ndalë revolucionin për rithemelimin e PD-së, por që nuk do t’ia arrijë dot.

REAGIMI I BERISHËS

Per jave me radhe demokratet nga gjithe Shqiperia, dege pas dege kane publikuar me gojen e tyre emrat e delegateve qe kane firmosur per thirrjen e Kuvendit te pare ne historine e vendit qe mblidhet me kerkesen e anetaresise.

Sot ne nje krize paniku ne diten e fundit si kryetar Basha nxorri Gaztorin e tij per te lexuar nje liste qe po denoncohet nga shume demokrate si e falsifikuar dhe ku duket qarte fryrja fiktive e mandateve te qarqeve krahasuar me kuvendin e fundit. Lexohen emra pa u shoqeruar me funksionet e tyre perkatese, apo se ciles dege i perkasin. E gjitha kjo per te krijuar turbullire ne vend te transparences me shpresen se do krijojne konfuzion!

Lodhen kot! Revolucioni nuk ndalet me falsifikime. Asgje nuk mund ta ndale vullnetin e mijera delegateve demokrateve per te marre pjese ne Kuvendin e Rithemelimit i cili do shkepuse perfundimisht Partine Demokratike nga pazaret Rama – Basha duke ja kthyer ate demokrateve!

Ftojme te gjithe demokratet dhe delegatet e Kuvendit te bashkohen ne Ditelindjen e Partise Demokratike per te dale nga rrethi vicioz i humbjeve dhe per te nisur rrugetimin tone drejt FITORES!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.