E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha i përgjigjet Ramës: Lekët do të t’i nxjerrim një e nga një. Pas 14 majit koha jote është e numëruar!
Politikë

Berisha i përgjigjet Ramës: Lekët do të t’i nxjerrim një e nga një. Pas 14 majit koha jote është e numëruar!

Kryetari i PD, Sali Berisha iu përgjigj deklaratave të Edi Ramës pasi ky i fundit kërcënoi sot se bashkitë që do të votojnë kandidatët e opozitës në 14 maj, nuk do të marrin financime nga qeveria. 

Gjatë prezantimit të kandidatëve për kryetar bashkie në Sarandë dhe Konispol, Ardit Cikuli dhe Fatmir Shero, Berisha tha se Rama do t’i nxjerrë lekët një e nga një. 

Lideri i opozitës tha se pas 14 majit koha e Edi Ramës në pushtet është e numëruar. 

“Sot Edi Rama ishte në Kamzë dhe foli si një pushtues i egër. Pati paturpësinë ti thotë qytetarëve të Kamzës, se po nuk votuat Rakip hajdutin nuk do të keni para, nuk do të keni para. Ja them këtu para jush, do të t’i nxjerrim një nga një dhe mos guxo, se absolutisht pas 14 majit, kohërat tuaja janë të numëruara dhe do të ndjekësh fatin e mafias tënde. Çfarë ndodh miqtë e mi. E përgëzoj Fatmirin, foli për socialistët me një respekt të palëkundur. Unë u them sot, se shqiptarët, është një moment për t’u bashkuar, çfarë do partie që janë. Sekti i rilindjes është sekti më i egër, është sekti më i keq, është fara më e keqe që ka parë kjo tokë ndonjëherë”, tha Berisha. 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.